“Vendimi i Apelit nuk është i formës së prerë, KQZ duhet të...

“Vendimi i Apelit nuk është i formës së prerë, KQZ duhet të regjistrojë Berishën”

44
0
Shares

Avokat Franc Nuri është shprehur se vendimi i Apelit për vulën e PD-së nuk është i formës së prerë, gjatë një interviste për Euronews Albania.

Ai tha se aktualisht Sali Berisha është kreu I PD, ndërsa shtoi se kanë dorëzuar të gjithë dokumentacionet që të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit.

“Vendimi i Gjykatës së Apelit nuk i ka dhënë vulën askujt. Nuk e ka marrë vulën pala tjetër, nuk është një vendim I formës së prerë. Kryetari I PD-së është Sali Berisha. Kemi dorëzuar të gjithë dokumentet që Berisha të regjistrohet në zgjedhje. Përsa kohë vendimi i Apelit nuk është i formës së prerë, mbetet vendimi i Shkallës së Parë. Vendimi i apelit është akomai  pezulluar. Do të bëjmë rekurs. Vendimi i Zhukrit është ende në fuqi. Nuk shohim pengesë që KQZ të mos regjistrojë PD”- theksoi ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY