Rama me kryeministren daneze në Tiranë, refuzon të përgjigjet për bllokimin e...

Rama me kryeministren daneze në Tiranë, refuzon të përgjigjet për bllokimin e opozitës

49
0
Shares

Kryeministri Edi Rama refuzoi sot të përgjigjej në lidhje me ndikimin e tij të mundshëm në vendimin e Apelit që i hoqi vulën PD dhe rrezikon ta lërë jashtë zgjedhjeve. Ai po jepte një konferencë të përbashkët shtypi në Tiranë mr Kryeministren e Danimarkës, Mette Frederiksen, e cila është kryeministrja e parë daneze që viziton Shqipërinë.

Pas takimit kokë me kokë mes tyre, si dhe takimit mes dy delegacioneve, Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen dhanë një konferencë tëpërbashkët për shtyp.

Pyetjet për Ramën:

Do i bëj një pyetje kryeministrit Rama për aktualitetin politik kryeministër, për shkak se tashmë po zien politika në Shqipëri. Opozita ju ka akuzuar juve se keni ndërhyrë ne vendimin e drejtësisë për sa i përket vulës së Partisë Demokratike. Si i përgjigjeni ju këtyre akuzave?

Kryeministri Edi Rama: Po, unë mund të shtojë këtë, që në gjithë procesin e integrimit njëra rrugë që është ajo autostrada kryesore po themi, është rruga e Brukselit dhe e gjithë ndërveprimeve mes grupeve tona të punës dhe grupeve të caktuara në Bruksel ndërsa rruga tjetër që është ajo e mbështetjes së këtij procesi është rruga e bashkëpunimeve bilaterale për sa i përket dijes dhe për sa i përket marrjes së eksperiencës.

Kështu që, Danimarka është sot një nga vendet më të admiruara dhe më të admirueshme në radhë të parë për shkak të dijes, jo për atë që ka, por për atë që di dhe ne sigurisht që e kemi rrugën e hapur pranë qeverisë daneze për të kërkuar ndihmë dhe për të kërkuar mbështetje teknike për fusha të caktuara dhe për projekte dhe programe të caktuara, gjë që do ta bëjmë në proces dhe ajo që tha kryeministrja lidhur me arkitekturën dhe planifikimin urban është një nga fushat që nuk janë në zërat e procesit të negociatave por që është një fushë shumë e rëndësishme e një zhvillimi të qëndrueshëm dhe e një modernizimi të domosdoshëm për një vend që aspiron të bëhet një vend i BE dhe në këtë pikë ne kemi bashkëpunime që kanë ardhur spontanisht me arkitektë të njohur danezë, me studio shumë prestigjioze daneze, por nga ana tjetër me kryeministren kemi folur dhe për se si mund të ndihmohet universiteti, se si mund të ndihmohen të rinjtë këtu në Shqipëri me asistencë dhe sesi mund të ndihmohen dhe bashkitë apo dhe qeveria qendrore, përmes agjencive të planifikimit urban, në nivele të ndryshme të pushtetit që ka Danimarka.

Sa i përket pyetjes tjetër, ju e dini shumë mirë që unë nuk flas në prani të miqve që vijnë nga jashtë apo nuk ndaj në konferenca që janë për marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë dhe për miqësitë e Shqipërisë problemet e politikës së brendshme.

Ju thatë që nuk do flisni për opozitën në gjuhë të huaj por teksa shikoj kryeministren e Danimarkës në krahun tuaj, kryeministrja e një vendi që merret disa herë shembull për zgjedhjet apo demokracinë që kanë, unë kam detyrën t’iu bëj pyetjen nëse ju jeni të shqetësuar për faktin që partia më e madhe e opozitës rrezikon të mos hyjë në zgjedhje dhe a jeni i shqetësuar për pluralizmin politik në vendin tonë?

Kryeministri Edi Rama: Mua nuk më rezulton që do ketë ndonjë parti që nuk do hyjë në zgjedhje, më rezulton e kundërta; të gjithë do hyjnë dhe do hyjnë si Çeço sepse në zgjedhje nuk hyhet për njërin apo për tjetrin, hyhet për qytetarët dhe sa i përket pastaj krahasimit me Danimarkës, sigurisht do ishte vërtetë një mrekulli sikur ne të ishim sot si Danimarka dhe të kishim sot gjithçka ka Danimarka, por për këtë ëndërr realitet, do duhet të marrim në konsideratë që t’i bëjmë të gjithë hapat e nevojshëm, sado të dhimbshëm që të jenë dhe që në raport me rregullat e demokracisë dhe bashkëjetesës demokratike, të sillemi në mënyrë korrekte që të gjithë, gjë që unë e bëj dhe ne e bëjmë. Pastaj, secili nga të tjerët e vlerëson vetë, por unë nuk përgjigjem për çështje të brendshme përsëri. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY