DEA amerikane, numër sekret telefoni në Tiranë për pastrimin e parave të...

DEA amerikane, numër sekret telefoni në Tiranë për pastrimin e parave të drogës

48
0
Shares

Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë përmes ambasadës amerikane, hera e parë që ndiqet një praktikë e tillë.

Kjo tregon se rrjeti i drogës në vend ka shtrirje të gjerë ndërkohë që organet e zbatimit të ligjit në Shqipëri nuk janë efiçente. Miliona euro pasuri nga droga tashmë janë pastruar në vend, kryesisht në Tiranë nën hundën ose me bashkëpunimin e zyrtarëve shqiptarë.

Njoftimi:

Agjencia e SHBA Kundër Narkotikëve njofton një linjë të re sinjalizimi për Shqipërinë. DEA nxit këdo që ka informacion në lidhje me trafikun e drogës ose pastrimin e të ardhurave nga droga ta ndajë informacionin me personelin e DEA-s në WhatsApp në: +1 571 502-7846 ose me email në: albania_DEA_tipline@state.gov.

Të gjitha të dhënat do të mbahen të fshehta. Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara të punojnë me Shqipërinë për të luftuar trafikun e drogës dhe pastrimin e parave të lidhura me to, për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY