Rrahje te dera e stadiumit për të hyrë në tribunën qendrore

Rrahje te dera e stadiumit për të hyrë në tribunën qendrore

56
0
Shares

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit J. B., 59 vjeç, banues në Berat dhe S. K., 28 vjeç, banues në Bilç.

Procedimi penal ndaj këtyre shtetasi filloi pasi janë konfliktuar fizikisht më njëri-tjetrin, në ambientet e stadiumit “Tomorri”, për shkak se shtetasi J. B., me detyrë përgjegjës në stadiumin “Tomorri”, nuk e ka lejuar shtetasin S. K. që të futej në tribunë, pa biletën përkatëse. Si pasojë e konfliktit ka mbetur i dëmtuar shtetasi S. K., i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY