Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PF se në 1 vit e gjysëm u përballën me narkoshtetin dhe mafian e Xhorxh Sorosit.
PD ia doli të kalojë një proces më të veçantin që mund të ketë kaluar ndonjëherë një forcë politike, një proces në të cilin të gjithë potencialin e narkoshtetit, institucionet e tij, por i gjithë potenciali i mafias më të fuqishme botërore asaj të Xhorxh Sorosi dhe del tani McGonigal u mobilizuan që këtë forcë politike ta shndërronin në një pseudo opozitë, apo në një aleate të Edi Ramës për të çelikosur pushtetin e tij të bazuar mbi drogën, krimin, dhe vjedhjen e qytetarëve shqiptarë.
Nga shtatori i vitit 2021 e deri më sot, PD-ja kaloi në një proces të vështirë, por anëtarët, simpatizantët, mbështetësit e saj patën si yll rrëfimi, patën si frymëzim, idealet e tyre demokratike, idealet e tyre të lirisë, dhe në një përpjekje të pashembullt në historinë e një force politike, arritën të zgjedhin me votën e tyre të lirë të gjithë drejtuesit e tyre dhe kandidatët për qeveritarë vendorë.
Arritën gjithashtu të organizohen në kushte të vështira, si një opozitë e vërtetë, si një opozitë e cila bën gjithçka për të nxjerrë në shesh të vërtetat e kësaj qeverisje anti-shqiptare, si një opozitë që bën gjithçka për të përpunuar alternativa, për tu dhënë përgjigjen më të mirë problemeve të kohës me të cilat përballet sot Shqipëria.
Berisha: Sorosi ka harxhuar 19 miliardë dollarë në Europë, kundër forcave të djathta
Kjo nuk ishte një rrugë e lehtë, por u kapërcye me sukses, vetëm e vetëm se ne besuam tek liria, vlerat. Kaluam në mori pengesash, sulmesh, përpjekjesh, për të na rrënuar. I kapërcyem ato. Në histori nuk gjindet kurrë një rast tjetër ku një multi miliarder, siç është Soros i cili vetëm në Europë ka shpenzuar për të korruptuar shoqëri civile, politikanë dhe forca politike, parlamentare etj., 19 miliardë dollarë, për të promovuar me të gjithë forcën e tij, ekstremin e majtë dhe forcat e majta, natyrisht në kurriz të forcave politike të djathta.
Asnjë forcë politike si e jona nuk është përballur me një tradhtar të kombit Amerikan i cili ka shfrytëzuar postin e kryezbuluesit, ka shfrytëzuar fuqinë e FBI-së, kundër një force politike më properëndimore në Shqipëri dhe rajon, kundër një force politike e cila ka qenë promotori më kryesor i marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe SHBA-së, një forcë politike e cila në përputhje me programin dhe orientimin perëndimor të kombit shqiptar, bëri gjithçka për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, bëri gjithçka për progresin e saj drejt BE-së dhe e vërteta është se marrëdhëniet në mënyrë të veçantë marrëdhëniet me SHBA, njohën në 100 vite kulmet më të mëdha. r.p
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/