Kreu i PD, Sali Berisha tja sot gjatë një takimi me kandidatët e PD për bashkitë se me aktin e gjykatës Rama shprehu tmerrin që ka nga opozita e vërtetë
Sali Berisha: E vërteta është e kundërta, ai nuk do të shpëtojë kurrë nga PD e cila u ngrit si feniksi nga hiri, apo labirintet e kurtheve të paimagjinueshme shqiptare e ndërkombëtare, dhe vjen sot më e fuqishme se kurrë në betejë në një monizëm të plotë të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen. Qytetarët e kanë të qartë se me këtë akt Edi Rama shprehu tmerrin që ka nga opozita e vërtetë, sepse Edi Rama është një kufomë politike që kundërmon në Shqipëri, Ballkan, SHBA dhe kudo në botë.
Ai kundërmon për të gjitha aferat e tij të mëdha korruptivë. Të ligat dhe të zezat që iu ka bërë qytetarëve shqiptarë duke i vjedhur nga mëngjesi deri në darkë, në çdo orë, në çdo muaj, në çdo stinë, në çdo kohë. Ai kundërmon si njeriu që po shfaros demografikisht këtë vend. Po e shkreton këtë vend me një shpejtësi të rrufeshme, sa asnjë luftë civile, rajonale, apo botërore.
Në 8 vitet e qeverisjes së tij, vetëm në hapësirën Shengen u larguan nga Shqipëria 937 mijë qytetarë, nga të cilët 78% prej tyre janë të rinj. Nuk ka shqiptar që mund të pajtohet me këtë moment dramatik, me këtë traumë, me këtë dramë kombëtare që krijon Edi Rama me politikat e tij. Ndaj dhe ai ka frikë dhe tmerr nga zgjedhjet, sepse me dokumente zyrtare, jo të opozitës, por shtetërore aktuale, ai në 9 muaj iu ka vjedhur shqiptarëve 122 miliardë lek.
Qytetarët mund të pyesin, po si i ka vjedhur?
I ka vjedhur duke bërë punë publike me çmim të 8 fishtë, 10 fishtë, të 5 fishtë krahasuar me çmimet që përcaktojnë manualet e ndërtimit, qoftë në Europë, qoftë në SHBA. I ka vjedhur me bordet, me të cilat detyroi qytetarët shqiptarë të paguajnë për ushqimin, për bukën e përditshme, për naftën 530 milionë euro në disa muaj. I ka vjedhur me energjinë.
Berisha: Ju jeni kandidatët e lirisë, të zgjedhur me votën e lirë
Në vendimet që do të marrim, sigurisht që ju keni zërin tuaj dhe partia nuk merr asnjë vendim pas një konsultë me ju. E vërteta është që jeni ju kandidatët e lirisë, kandidatët e parë në historinë e këtij vendi, por jo të vetëm të këtij vendi, por edhe të vendeve të tjera që zgjidheni me votën e lirë të anëtarësisë dhe mbështetësve të PD.
Personaliteti juaj i pëlqyer, i respektuar nga qytetarët e bashkive ku ju keni konkurruar, ka tmerruar Edi Ramën, ka tmerruar narkoshtetin dhe jo vetëm, por edhe aleatët e tij, duke menduar se do mund të na pengojë të marrim pjesë dhe të fitojë zgjedhjet më 14 maj, si burracak ai shtyu deri në tri ditë para skadimit të afatit vendimin e parafabrikuar të gjykatës së kontrolluar 100% prej tij, dhe konfiskoi vulën e partisë.
Mendoi se me këtë akt na dha një goditje dhe shpëtoi nga opozita e vërtetë. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/