Berisha: Yuri Kim përdori gjithë pushtetin e ambasadës së SHBA mbajtur Lulzim...

Berisha: Yuri Kim përdori gjithë pushtetin e ambasadës së SHBA mbajtur Lulzim Bashën, njeriun e paguar nga rusët

37
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha tha sot në një takim me grupin parlamentar të PD se Yuri Kim përdori gjithë pushtetin e ambasadës së SHBA për të mbajtur Lulzim Bashën, njeriun e paguar nga rusët si kryetar të PD.

Argumentat:

E theksoj këtu në këto momente, që demokratët jo që nuk duhet të kenë as më të voglin trishtim nga kjo, por duhet të ndihen krenarë për qëndresën e tyre epike ndaj mafias më të rrezikshme të planetit, përpjekjeve kriminale supermafioze të Edi Ramës për shkatërrimin e opozitës.

Por duhet të pranomë se këto përpjekje nuk ishte vetëm McGonigal, por po kaq e angazhuar në mënyrën më të papërgjegjshme ishte edhe McGonigali me fustan ose zonja Yuri Kim, e cila ka heshtur nga 25 Janari deri më sot, për gjëmën që Gonigal u përpoq ti bënte, i kontraktuar nga Edi Rama, opozitës.

Nuk e thotë, se e vërteta është se ajo në detyrë përdori të gjithë pushtetin e Ambasadës së SHBA-së për të mbajtur në krye të kësaj partie, Lulzim Bashën, njeriun e paguar me para ruse.
Ka një enigmë të madhe në përpjekjet e kësaj zonje. Ka një enigmë të jashtëzakoshme, si mundet që përfaqësuesja e vendit të madh të lirisë, të bëjë gjithçka, të vendosë në krye të opozitës si kryeministër alternativ, njeriun e financuar nga rusët.

I bëj thirrje inspektorit të Përgjithshëm të DASH, Kongresit të SHBA-së dhe FBI-së, të hetojë këtë veprimtari, e cila siç ja kanë thënë në sy, jo një por disa diplomatë perëndimor, kishte qëllim të vetëm të forconte pushtetin e Edi Ramës, të forconte pushtetin e Edi Ramës, duke shkatërruar opozitën.

Pse u ndala në këtë moment? U ndala për të ju thënë demokratëve, se më të fortë se ju nuk ka opozitë në Europë. Sepse u ngritët mbi të gjitha këto, u ngritët të frymëzuar nga idealet tuaja, duke pasur si udhërrëfyes të vërtetën, dhe duke mbetur gjithnjë opozita më pro perëndimore e Rajonit, duke mbetur gjithnjë admirues të SHBA-së, vendit të lirisë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY