“Në gjyq, palë Edi Rama me Edlira Kokonën. KQZ nuk mund të...

“Në gjyq, palë Edi Rama me Edlira Kokonën. KQZ nuk mund të regjistrojë Bashën”

37
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha shpjegoi se KQZ nuk mund të regjistrojë Bashën për zgjedhje pasi ai nuk është më kryetar partie. Berisha tha se PD do të dërgojë në afat të gjithë dokumentet e regjistrimit.

Berisha: Nesër do të dorëzojmë të gjitha dokumentet për regjistrimin e PD-së në zgjedhje
Rikthemi tek problemi i ditës, për të cilin jemi mbledhur. Në diskutimet e bëra në kryesi dhe grupe më të ngushta është arritur në përfundimin se vendimi i Apelit është një histori turpi që nuk mund të pranohet kurrë, ndaj dhe sapo të zbardhet në do të bëjmë rekurs, në Gjykatën e Lartë, Kushtetuese dhe në gjykatat Europiane të të drejtave të njeriut.

Do të bëjë rekurs sepse që nga Roma antike e deri më sot, ku ka sunduar ligji kurrë nuk është bërë palë në një gjyq, ai që nuk ka qenë palë dhe së fundmi ai që në sallën e gjyqit deklaroi se nuk ishte palë. Palë pra ishte Edi Rama me Edlira Kokonën që e kishte përdorur si postiere për letrat dhe këto, e cila ka rekorde të vërteta mafioze, të një njeriu të korruptuar, të kapur me dosje të rënda kur ka qenë në poste të tjera, ndakj dhe ajo tregohet e prirur të kryejë çdo mision.

Vetëkuptohet, nesër do të dorëzojmë të gjitha dokumentet për regjistrim. Vendimi i gjykatës deri sa të vendosë gjykata më e lartë, sepse ky vendim është plotësisht i rikursueshëm në natyrën e tij.
Por ka një arsye tjetër po kaq të fortë. Kodi zgjedhor në nenin 64, pika 2, b; përcakton që partia politike të regjistrohet, detyron që të jetë emri i kryetarit të Partisë, Adresa dhe gjithçka tjetër rreth tij. Në deklaratën e tij se nuk do të blejë vota, nuk ka parashikuar se kryetari është i blerë vetë.

Se çfarë ndodh? Edi Rama e mban dhe Lulzim Basha në një akt vetëposhtërimi të paimagjinueshëm, pasi e detyruan deputetët të japë dorëheqjen dhe e dha dorëheqjen, që nga marsi e deri më tani, tani i thotë Edi Rama që nuk ke dhënë dorëheqjen, je kryetar dhe e ngarkon me detyrë, meqenëse banaliteti shkon gjer në qiell, po u paraqite ti si kryetar, vetëm për të emëruar Enkelejdin kryetar. Për të autorizuar Enkelejdin në emrin tënd, Alibashën në emrin e tij. Kjo është skema.

Unë besoj se KQZ-ja nuk do të pranojë kurrë një gjë të tillë. Them se do ti përmbahet ligjeve dhe kodit dhe nuk do të lozë me një procedurë të tillë, e cila damkos zgjedhjet, institucionin e administrim të tyre, pa filluar. Ndaj dhe ne do të paraqesim të gjithë dokumentet për regjistrim në KQZ, siç na takon. Dorëzojmë edhe vendimin, i cili në kohën që nuk është bërë rekursi, është në fuqi plotësisht, vendimi i gjykatës së faktit. Normalisht duhet të jetë i vetmi vendim, nuk shqyrtohen kurrë në Apel këto vendime. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY