EMRAT/ Dyshimet, edhe vënë gjoba, edhe bëjnë biznes

EMRAT/ Dyshimet, edhe vënë gjoba, edhe bëjnë biznes

35
0
Shares

Kanosën një shtetas dhe familjarët e tij, për dhënien e një shume parash, vihen në pranga 2 shtetas.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta 2 shtetas organizonin edhe lotari të palejuara, me anë të 2 aparateve celulare, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas, për 2 persona që e shantazhonin dhe e kërcënonin për jetën, që t’u jepte një shumë parash, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tyre.

Falë veprimeve profesionale nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në kuadër të operacionit policor të koduar “Credit”, është bërë lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Mario Lika 23 vjeç dhe Blenard Ahmetaj, 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur për dhënie pasurie, një 34-vjeçar dhe familjarët e tij.

Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se 2 të arrestuarit organizonin lotari të palejuara, me anë të aparateve të tyre celulare, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY