Duke marrë shkas nga interesi i medias dhe publikut në lidhje me ngjarjet e datës 01.03.2023 dhe shtetasin Dan Hutra, Prokuroria PranëGjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, informon se:
Në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ështëregjistruar procedimi penal nr.4719 në ngarkim të personit në hetim Dan Hutra, për veprën penale ‘Dhunë në familje’ parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
Nga aktet e procedimit, rezulton se:
Më datë 16.06.2022, shtetasja A.H., ka njoftuar shërbimet e policisë se ndihet e rrezikuar nga shtetasi D.H., i cili ndodhej në banesën e saj.
Për ngjarjen është pyetur edhe shtetasja K.H., e cila deklaroi se e bija është keqtrajtuar. Ajo ka deklaruar se ka biseduar me bashkëshortin dhe nuk duan që të kenë probleme me familjen dhe njerëzit e shtetasit D.H., dhe se kërkojnë që vajza të heqë denoncimin dhe të mos merret shteti me këtë punë. E pyetur nga ana e Policisë Gjyqësore nëse është kanosur nga shtetasi D.H., në banesën e saj, ajo nuk ka pranuar t’i përgjigjet kësaj pyetjeje.
Për këtë ngjarje, është plotësuar kërkesë për urdhërin e mbrojtjes sështetases E.A.
Duke pasur parasysh se ky shtetas shfaq rrezikshmëri të lartë shoqërore si dhe nga verifikimet rezulton se shtetasi D.H., ka qenë person i dënuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal i dënuar me 25 vite burgim (kryer 13) pasi në vitin 2007 ka vrarë bashkëshorten e tij, shtetasen D.H., dhe bazuar në nenin 251/2 të Kodit të Procedurës Penale, u vendos arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi.
Prokurori i çështjes, Robert Kote, kërkoi dërgimin në gjyq të procedimit penal nr. 4719 të vitit 2022 me të pandehur shtetasin D.H., i akuzuar për veprën penale ‘Dhunë në Familje’ parashikuar nga neni 130/a, paragrafi i parë i Kodit Penal dhe kërkoi dënimin e tij me 1(një) vit e 6 (gjashtë) muaj burg. Meqenëse gjykimi u zhvillua i shkurtuar, ndaj kësaj mase dënimi u kërkua të aplikohet neni 406 i Kodit të Procedurës Penale duke i ulur 1/3 e dënimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/