DURRËS/ Arrestohet rusi që drejtonte anijen me naftë kontrabandë

DURRËS/ Arrestohet rusi që drejtonte anijen me naftë kontrabandë

68
0
Shares

Vihet në pranga kapiteni i anijes (shtetas rus) që transportonte 22 500 tonë naftë të kontrabanduar ndërkohë që nuk ka asnjë informacion në lidhje me ata që pritën sasinë e naftës.

Sekuestrohen sasia e naftës së kontrabanduar dhe anija që e transportonte atë.

Për këtë rast, u vu në pranga kapiteni i anijes që transportonte 22 500 tonë naftë të kontrabanduar, shtetasi A. S., 47 vjeç, banues në Rusi, për veprat penale “Kontrabanda me mallrat për të cilat paguhet akcizë” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Më 19 shkurt, në kuadër të operacionit “Embargo”, falë inteligjencës informative, Policia bllokoi një anije me flamur liberian, e cila transportonte 22 500 tonë naftë, me dokumentacion të falsifikuar, pasi bazuar në dyshime të arsyeshme, kjo sasi nafte e kishte origjinën nga vendet me embargo dhe ishte e kontrabanduar. Në vijim të veprimeve procedurale, Policia sekuestroi anijen dhe dokumentacionin e lundrimit të kapitenit, si dhe bllokoi ekuipazhin që përbëhej nga 22 shtetas.

Në drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë hetimet e thelluara, me qëllim dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kunndërligjshme, si dhe për identifikimin e personave fizikë apo juridikë të përfshirë në këtë rast. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY