Autori i 3 vrasjeve në Tiranë sot në mesditë u kap nga policia në Kombinat.
Hutra vrau sot 3 vajza, dy në familjen e ish gruas dhe 1 në Kamzë si dhe ka plagosur 3 të tjera, 1 në Astir dhw dy me armë tek familja e ish gruas.
Pak çaste më vonë në Kamzë vrau në oborrin e banesës së saj 31-vjeçaren, Etleva Kurti, për të vrarë më pas gratë te familja Hysa.
Dan Hutra është liruar nga burgu në 16 shkurt 2023, me vendim të gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Gerd Hoxha, pasi gjykata e Apelit kishte lënë në burg Hutrën.
Shuarja e masës së sigurimit personal “arrest në burg” është bërë për shkak se koha e vuajtur në paraburgim është më e madhe se dënimi i dhënë me vendimin nr.385, dt.08.02.2023, thuhet në vendimin e lirimit.
Më parë, Dan Hutra ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Dafina Havalja ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës. Ai ishte dënuar me 16 vite burg me gjykim të shkurtuar, ndërkohë që nuk është e qartë se si është liruar nga qelia pa shlyer dënimin. Po ashtu në vitin 2003 Dan Hutra ka qenë i dënuar për përdhunimin e kunatës dhe marrjen peng të kunatës tjetër. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/