Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka vizituar vendin e tragjedisë, ku humbën jetën 40 persona, si pasojë e përplasjes së dy trenave gjate nates se kaluar, nkë nga aksidentet më tragjike në Greqi vitet e fundit.
Ai u zotua se do të zbulohen shkaqet e plota të aksidentit fatal, teksa ka shtuar se do bëhet gjithçka e mundur për të parandaluar një tragjedi të ngjashme.
“Ajo që po përjetojmë sot është shumë e vështirë. Po flasim për një tragjedi që nuk mund të përshkruhet sot. Detyra jonë është të mjekojmë të plagosurit dhe prej andej të identifikojmë trupat. Ju garantoj se do të zbulojmë shkaqet e kësaj tragjedie dhe do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të parandaluar që diçka e tillë të mos ndodhë më”-u shpreh kryeministri grek.
Mitsotakis, ka shpallur tre ditë zie kombëtare pas aksidentit tragjik të ndodhur pak para mesnate në Tempe.
Si pasojë e përplasjes së dy trenave, 40 persona kanë humbur jetën dhe 85 kanë mbetur të plagosur.
Vendimi hyn në fuqi nga sot, 1 mars deri më 3 mars 2023 me flamuj në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike dhe pezullimin e festave publike.
Në trenin me pasagjerë ka pasur edhe shiptarë, të cilët janë identifikuar.
Bëhet fjalë për shtetasit: Vanesa Plasa, Erisa Almeta, Franklin Desani, Alma Gitsa, Roberto Drithi, Anisa Liuri , Dhimitër Zhango dhe Elisea Paco.
Mësohet se ata jane ne gjendje te mire ndersa e plagosur lehta ka mbetur Elisea Paco. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/