Erion Alibej do të flasë por ka nevojë për më shumë kohë

Erion Alibej do të flasë por ka nevojë për më shumë kohë

36
0
Shares

Erion Alibej, i akuzuar nga Prokuroria e Posaçme si porositës i vrasjes së Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në 2020 në Elbasan, dha pëlqimin para drejtësisë për të dëshmuar mbi to, por kërkon më shumë kohë.

Kjo është hera e tretë që Alibej pranon për SPAK dhe Gjykatën të jap versionin e tij për ngjarjet që akuzohet. Por në të trija rastet ai ka nxjerr të njejtin justifikim lidhur me kohen se kur duhet te deshmoje.

“Unë jam i gatshëm të dëshmoj, por kërkoj nga ju që të ndodhë në një moment tjetër, për shkak të disa problemeve që kam pasur këto kohë në familje”.

Alibej është nën hetim edhe për ngjarje të tjera pas dëshmisë së bashkëpunëtorit të drejtësisë Nuredin Dumani.

Disa muaj më parë, SPAK tërhoqi dosjen ndaj tij për shkak të riçeljes së hetimit dhe vijoi gjykimin për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt vetëm për bashkëpunëtorët e tij Xhuljano Hoxha dhe Euglent Halili.

Në seancën e kësaj të marte dëshmuan para gjykatës dy dëshmitarë të cilët gjetën trupin e pajetë të Regis Runajt në verën e 2020, i cili u godit disa herë me thikë. tvklan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY