Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pikë e re kufitare me Malin e Zi, shkurtohet distanca me Ulqinin dhe ulet fluksi në Muriqan

27/02/2023
Pikë e re kufitare me Malin e Zi, shkurtohet distanca me Ulqinin dhe ulet fluksi në Muriqan
Share on FacebookShare on Whatsapp

Veç projektit të urës së re mbi Lumin Buna, Shqipëria dhe Mali i Zi do të kenë një Pikë të re të Përbashkët të Kalimit Kufitar. Marrëveshja u nënshkrua sot nga kryeministrat Rama e Abazoviç pas mbledhjes së dy qeverive. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, thotë se kjo pikë re kalimi në Shën Nikolla-Pulaj do t’i japë një frymëmarrje të re qarkullimit mes dy vendeve tona dhe zhvillimit të turizmit.

“Hapja e kësaj pike krijon përfitime edhe për banorët e fshatrave përreth lumit Buna, zonës së nën Shkodrës, Malësisë së Krajës, Ulqinit etj. Shkurtohet distanca dhe ulet fluksi i lartë që shënohet kryesisht gjatë sezonit të verës në Muriqan. Ngritja e kësaj pike të përbashkët kalimi është e ndërthurur me projektin tonë të madh për urën e re mbi Bunë, vepër që do të lidhë më shpejt Velipojën dhe Ulqinin, si dhe i jep një dimension krejt të ri zhvillimit të turizmit në rajon”, shprehet Ministri i Brendshëm i Shqipërisë.

Ngritja e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar, ku aplikohet parimi “One Stop Shop” konsiderohet një nga nivelet më të larta të bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet dy vendeve, ku aplikimi i standardeve të zonës Schengen na sjellë më afër familjes evropiane.

Nga kjo pikëpamje, çelja e kësaj pike të re do të ndikojë në rritjen e efektivitetit të kontrollit të vijës të kufirit përgjatë lumit Buna, si dhe do të vendos më në pah vlerat turistike të ekosistemit të lumit Buna, liqenit të Shkodrës dhe traditat e banorëve të Ulqinit, Velipojës, malësisë së Tivarit dhe zonave përreth. a.b

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

11/05/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

11/05/2026
Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

11/05/2026
Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

11/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

11/05/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

11/05/2026
Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

11/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.