41 vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Kroaci, pjesë e Komandës...

41 vjeçari që humbi jetën në aksidentin në Kroaci, pjesë e Komandës së Forcave Ajrore

45
0
Shares

Gazmir Korbi, vetëm 41-vjeç, i cili humbi tragjikisht jetën në aksidentin e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Kroaci, ishte pjesë e Komandës së Forcës Ajrore shqiptare.

Ai ndodhej me leje të zakonshme, dhe ndodhej në këtë udhëtim kur autobusi u përmbys.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një postim në rrjetet sociale, shprehu ngushëllimet e tij për familjen e të riut.

“I dhimbshëm lajmi i ndarjes nga jeta të Gazmir Korbit, në aksidentin e ndodhur në Kroaci. Ai nuk mundi të kthehej më mes kolegëve të tij në kompaninë e mbështetjes në Komandën e Forcës Ajrore pas lejes së zakonshme. Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe dhe të parakohshme!”, shkruan ministri Peleshi. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY