Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

1 vjetori i sulmit mbi Ukrainën, Berisha: Mbështesim rezistencën e fuqishme të Ukrainës

24/02/2023
“Kosova sot është vendi ku shqiptarët jetojnë më mirë dhe më lirë se në të gjitha trojet e tyre”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot në 1 vjetorin e sulnit rus mbi Ukrainën se Partia Demokratike e Shqipërisë, duke dënuar me forcën më të madhe agresionin barbar rus, mbështet fuqishëm rezistencën e fuqishme të popullit të Ukrainës ndaj tij

Deklarata:

Sot mbushet një vit nga qëndresa dhe lufta heroike e kombit ukrainas kundër agresionit barbar rus.
Një vit më parë, diktatori mizor i Kremlinit, urdhëroi trupat ruse të sulmojnë pa asnjë shkak, asnjë arsye, një komb, një vend të lirë, të pavarur, demokratik, një fqinj dhe në rrafshin etnik, një komb vëlla.
Në të njëjtën kohë ai kërcënoi vende të tjera edhe anëtare të NATO-s dhe vringëlliu edhe potencialin e tij bërthamor.

Ky agresion në të vërtetë në fillim shtangu dhe tkurri për një moment Evropën dhe botën, të cilat përjetonin me ankth ditët e numëruara të rënies së Kievit dhe mbarë Ukrainës në kthetrat e pushtuesit barbar.
Por ndërkohë që të tjerët prisnin dhe paralajmëronin për çështje ditësh kapitullimin e Ukrainës, Presidenti Volodimir Zelenski, forcat e armatosura, dhe kombi liridashës ukrainas u ngritën në zenitin e guximit, trimërisë, atdhetarisë dhe me një qëndresë epike shndërruan në kocka dhe hekurishte autokolonat e mijëra tankeve dhe agresorëve rus që po marshonin drejt Kievit.

Pas këtij shembulli frymëzues dhe të jashtëzakonshëm vendet anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara mobilizuan potenciale të mëdha financiare, logjistike, armatime moderne me të cilat luftëtarët e pamposhtur të Ukrainës bënë që agresori të dështojë me turp në rrafshin strategjik, taktik, operacional dhe sot pas një viti de fakto të mundet në çdo rrafsh ushtarak, ekonomik, politik.

Agresioni rus ndaj Ukrainës konsolidoi si asnjëherë më parë unitetin e Aleancës së Atlantikut të Veriut, vendosmërinë e kësaj aleance dhe udhëheqësit të saj, SHBA, për të mbrojtur me fuqinë e tyre çdo centimetër të territorit të vendeve anëtare të NATO-s. Lufta e kombit ukrainas nën udhëheqjen guximtare dhe largpamëse të Presidentit Zelenski, çliroi Evropën nga ‘pushtimi’ energjetik rus. Kjo luftë faktoi se ekspansionizmi rus është rreziku më i madh për paqen dhe sigurinë në Evropë.
Sot, në këtë përvjetor njerëzit e lirë në mbarë botën përulen me nderimin më të madh para qëndresës së jashtëzakonshme dhe sakrificës sublime të dhjetëra e mijëra luftëtarëve ukrainas të lirisë që luftuan dhe ranë në fushën e nderit për lirinë dhe pavarësinë e vendit tyre.

Partia Demokratike e Shqipërisë, duke dënuar me forcën më të madhe agresionin barbar rus dhe mbështetur fuqishëm rezistencën e fuqishme të popullit të Ukrainës ndaj tij, konsideron luftën heroike të kombit të Ukrainës kundër agresorit rus, si një luftë jo vetëm për sovranitetin dhe lirinë e vendit të tij, por si një luftë mburojë e pakapërcyeshme për mbrojtjen e lirisë në Evropë dhe në botë. r.p

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

Pse duhej shkruajtur se Ivanka Trump ishte në Vlorë ndërsa ndodhej në Miami pranë Donald Trump

12/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SPIROPALI GODET ASHPËR/ Arroganca dhe abuzimi nuk janë më devijime por forma të pranueshme shoqërore

Spiropali përshëndet humbjen e mikut të Ramës në zgjedhje, paralajmëron edhe Ramën

13/04/2026
VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

VIDEO/ Mijëra hungarezë në shesh pas fitores së opozitës: “Rusia, go home!”

12/04/2026
Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

Magyar shpall fitoren historike në Hungari, drejt një shumice kushtetuese. Fundi i epokës Orban

12/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.