Qytetarët do të njihen me programin e Këlliçit, pas turit të dëgjimit...

Qytetarët do të njihen me programin e Këlliçit, pas turit të dëgjimit me qytetarët në terren

30
0
Shares

Kandidati për Tiranën Belind Këlliçi tha këtë pasdite se qytetarët do të njihen me programin e tij, pas turit të dëgjimit me qytetarët në terren.

Belind Këlliçi: Që ora e Tiranës ka ngelur, këtë ma thonë qytetarët çdo ditë. Ju do të njiheni së afërmi me programin tim. Tani që flasim është në përfundim dhe po i jepet dora e fundit nga ekspertë të shumë fushave. Programi do të mbërrijë në çdo shtëpi. Në vazhdim, askush nuk do të përjashtohet nga mundësia për t’u dëgjuar dhe për të parashtruar kërkesat e veta! Ekipi im përpunon sistematikisht informacionin që marrin nga ju në Turin e Dëgjimit dhe në takimet tona në terren. Bashkia Tiranë do t’ju shërbejë, nuk do t’i shërbeni!

Kostoja e ndërtimit të shkollave në Tiranë do të njehsohet me standardin e BE-së! Asnjë lek më shumë seç paguajnë europianët për shkolla, kopshte, çerdhe, rrugë dhe trotuare! Nuk do të ketë më rrugë me 20 e kusur milionë euro kilometri! Nuk ka në Athinë, nuk ka në Romë, nuk do të ketë as në Tiranë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY