Ahmetaj përpara dokumentave që fjeti në hotele me kartën e Zotos, Ahmetaj:...

Ahmetaj përpara dokumentave që fjeti në hotele me kartën e Zotos, Ahmetaj: Gazetari është mercenar

60
0
Shares

Nga emisioni “Opinion”, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj e ka cilësuar mercenar gazetarin Adriatik Doçi, i cili ka publikuar të dhëna që sipas tij, e implikojnë atë në aferën e inceneratorëve si dhe ka bërë padi në SPAK. Doçi ka publikuar dhe e-mailet që vërtetojnë që Ahmetaj ka paguar hotelet me kartën e njërit prej ndërtuesve të inceneratorëve.

Më tej, Ahmetaj solli në vëmendje dhe një akuza që i është bërë nga gazetari.

Fevziu: Ke qenë në këto hotele sipas e-maileve të që ka publikuar Adriatik Doçi.

Ahmetaj: Është mercenar.

Fevziu: Çfarë do të thotë mercenar, është gazetar ka bërë një investigim.

Ahmetaj: E di çfarë ka thënë ky djali që ke sjell në studio? Ky ka shkruar në portalin e tij se unë dhe Eriola, tek shtëpia në plazh që ftojmë miq dhe bëjmë orgji. Tani të më thonë mua qytetarët shqiptarë, a ka ndonjë gjë morale. Sulmet janë fakte të mercenarëve. Jo s’është e vërtetë, nuk kam fjetur në hotel. Veten e kam të pastruar, madje deklarim që nga viti 98’ fije për pe. Sikur gjysma e politikanëve të bëjnë atë që kam bërë unë…

Fill më pas ka reaguar me telefon gazetari Adriatik Doçi i cili tha se Ahmetaj i ka dërguar 2 persona për ta blerë me qëllim që të mos e dërgojë çështjen në SPAK.

“Mbaj përgjegjësi penale nëse pagesat e Klodian Zotos janë të pavërteta. Arben Ahmetaj më ka futur dy biznesmenë për të më blerë, që të mos bëj kallëzimin dhe që të hesht. Kur miqtë e tij më kanë bërë kërkesën, Ahmetaj qëndronte në paradhome duke dëgjuar. Kam refuzuar çdo oferte korruptive”, ka thënë Doçi në një mesazh për gazetarin Fevziu në emisionin Opinion. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY