Ahmetaj thotë se janë spekulime: Nuk kam fjetur në hotele ku ka...

Ahmetaj thotë se janë spekulime: Nuk kam fjetur në hotele ku ka paguar Klodian Zoto

33
0
Shares

Deputeti Arben Ahmetaj i ka cilësuar spekulime të gjitha e -mailet e publikuara në media ku raportohet për dhoma hoteli të paguara nga Klodian Zoto për Ahmetajn dhe bashkëjetuesen e tij. Ahmetaj tha se nuk ka nevojë t’ja paguajë.

Pjesë nga intervista në “Opinion”

Fevziu: Pse Klodian Zoto i ka kërkuar hotelit të dhëna për ty, kur ju  keni qenë miq? Ai e pyet në 2020 për faktin që ju keni fjetur në 2013.

Ahmetaj: I je referuar një spekulimi të pastër. Këto janë spekulime.

Fevziu: Është apo jo i vërtetë?

Ahmetaj: Nuk kam fjetur unë, nuk kamm paguar me kartën e Zotos, nuk ma ka ofruar Zoto kartën, nuk ja kam kërkuar Zotos kartën. Janë spekulime të pastra.

Fevziu: E telefonova hotelin. Hoteli tha nuk japim të dhëna, vetëm nëse na e kërëkon një organ akuze.

Fevziu: Pse nuk e telefononi hotelin?

Ahmetaj: Çfarë do më thotë mua hoteli, që nuk kam fjetur unë? Ti besoj e di që aty një nga hotelet që del ka qenë i falimentuar. E di ku je sot ti? Sot me këtë rezervim je në Madagaskar. Të ka çuar Klodian Zoto.

Fevziu: Këtu nuk jemi me Boooking, është menaxherja e hotelit.

Ahmetaj: Janë spekulime dhe janë të vërtetueshme.

Fevziu: Pse rezultoni në TIMS në këto data që ai ka rezervuar hotelin.

Ahmetaj: Ku e di ti se ku kam fjetur unë dhe e merr të mirëqenë.

Fevziu: Mbani përgjegjësi për këto fjalë? Ju thoni nuk keni qenë në këtë hotel, nuk keni udhëtuar në këto data?

Ahmetaj: Nuk kam nevojë unë  të më paguajë njeri hotelin. Unë kam qenë privat dhe vetëm divident në tatime të deklaruara kanë shkuar 1 milion dollar. Dhe vetëm nga shitja e kompanisë sime kanë shkuar gati 1 milionë dollar. /Opinion.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY