KLODIAN TOMORRI/ Parate e popullit per aheng

KLODIAN TOMORRI/ Parate e popullit per aheng

54
0
Shares

Nga Klodian Tomorri

Parate e popullit per aheng
Para nje muaji Fondi Shqiptar i Zhvillimit beri nje tender per te promovuar zonat e 100 fshatrave me evente kulturore, sportive, kulinarie. Kompania fituese do vendose bokse, fonira dhe televizore neper aktivitetet ku keta te propagandojne investimet qe kane bere neper zonat e ndryshme.

Aktivitetet do jene me saze dhe me te ngrene. Do hane keta mire aty, mish, sallate, gjize. Do pine dhe vere e raki. Populli do paguaje 1 miliarde e gjysme leke te vjetra.

Sot Ministria e Turizmit ka shpallur nje tender tjeter per aktivitetin e Forumit Nderkombetar te Turizmit. Edhe ky do jete si ai i Fondit te Zhvillimit. Do vihen boxe, fonira dhe video ku te reklamohet Shqiperia. Aktiviteti do jete me te ngrene e me te pire. Do shqepen me qengja dhe pula. Populli do te paguaje 380 milione leke.

Ne fund kemi dhe Bashkine e Tiranes. Lali ka disa nga keta tenderat keshtu. Diku 200 milione, diku tjeter 800 milione per keshtu gjerash me fonira, video dhe bokse.

Keto tendera po behen nje pompe shume e madhe thithese per leket e buxhetit. Tani cfare ka pas tyre? Keta kane krijuar nje grup kompanish, qe merren me keto punet e ahengjeve dhe propagandes. Shikojini te gjitha kompanite. Jane njerezit e ketyre qe i kane. Dhe permes ketyre tenderave cojne leket e buxhetit neper kompanite e tyre.

Mjeket neper spitale i kane lene si ne gjendje lufte. Kurse leket i cojne neper ahengje. Si ai qe lan te ndenjurat me kos.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY