“Daily Mail” nuk i ndahet ish-kryeministrit britanik Tony Blair.
Gazeta britanike sërish i kujton “harresën” e kritikave të forta që mori në Londër në publikimin e raportit për luftën në Irak, si edhe ndjesën që kërkoi me këtë rast.
Përpos këtyre, sipas gazetës se ai i është kthyer qetësisë.
“Fillimisht u pa me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama i qeshur në fshatin Dhërmi ku Blair mbërriti me një helikopter ushtarak. Fotoja u postua në Facebook prej Ramës. Tashmë pushimet e tij vazhdojnë në Siçili me një jaht”, shkruan gazeta.





