TURP! Abazoviç nuk kërkon falje për rrahjen e Petraq Milos, kryeministri nuk...

TURP! Abazoviç nuk kërkon falje për rrahjen e Petraq Milos, kryeministri nuk kupton fare incidentin e rëndë: Hyri pa rradhë!

75
0
Shares

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, nuk kërkoi falje sot për dhunën e policit racist malazes ndaj intelektualit të njohur në Shqipëri, Petraq Milo.

Përkundrazi ai e vendosi rastin në nkë sfond politik ndërsa shzoi se ka pasur një kundravajtje duke treguar edhe një logjikë të magët e sipërfaqësore të rastit nga ana e kryeministri malazes, një partizan e Ballkanit të Hapur.

Abazovic se videot, në të cilat shihen disa policë të Malit të Zi duke keqtrajtuar një shtetas të huaj në kufi me Shqipërinë, i ka parë që nga data 15 janar, prej kur edhe “janë ndërmarrë masa”.

Ai tha se ata që i tejkalojnë kompetencat e tyre, duhet të ndëshkohen në mënyrë adekuate.

Por, shtoi se “ka edhe një anë tjetër të medaljes”, pasi, siç tha, në video nuk shihet se veprimeve të policisë u ka paraprirë një kundërvajtje në komunikim, shkruan REL.

“Nuk është se dikush e ka vënë në shënjestër dikë dhe e ka nxjerrë thjesht nga makina. Dikush duhet të ketë bërë shkelje. Nuk janë respektuar rregullat e komunikacionit dhe radhët”, tha Abazoviç.

Në videot që janë shpërndarë në platforma të ndryshme sociale më 21 shkurt, duket se ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare Sukobinë, që lidh Malin e Zi dhe Shqipërinë.

Sipas pamjeve, një polic e nxjerr me forcë nga makina shtetasin e huaj, i cili nuk bën rezistencë dhe keqtrajtohet.

Policia malazeze tha se pamjet e “keqtrajtimit të një shtetasi shqiptar”, të publikuara më 21 shkurt, i referohen një ngjarjeje të 15 janarit në pikën kufitare të Sukobinës.

Policia tha se po heton punonjësit e saj në lidhje me incidentin.

Partia shqiptare në Mal të Zi, Alternativa Shqiptare, tha se bëhet fjalë për shtetasin shqiptar, Petraq Milo, profesor universitar dhe ish-këshilltar i kryeministrit të Shqipërisë për financat publike dhe politikën monetare.

I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Milo nuk deshi të prononcohet lidhur me këtë rast, duke thënë shkurtimisht se “po e ndjek në rrugë institucionale”.

Abazoviç tha se shpërndarja e videove në këtë kohë lidhet me zgjedhjet presidenciale në Mal të Zi, që pritet të mbahen muajin e ardhshëm.

Ndërkohë në lidhje me incidentin ka reaguar në rrjetet sociale sociologu dhe filozofi shqiptar Artan Fuga. Ai thotë se ky qenka Ballkani i Hapur që predikohet në Tiranë.

Më poshtë është postimi i Fugës:

Cfarëëëë?

Një qytetar shqiptar dhunohet në këtë mënyrë në kufirin me Malin e Zi?

Dhe paska mbi një muaj që ka ndodhur??? Na njoftokan sot pas pilafi se kanë ndaluar dy policët? Kaq? Për të venë duart në kokë!

Shiheni shiheni videon e turpit të rëndë, e masakrës fizike, e fyerjes të nderit të burrit!

E arbitraritetit policor!

Sikur edhe kundravajtje në parkim a në radhë të ketë bërë??? Gjë që nuk ka fare, po fare, po fare, fare, lidhje si shkak – pasojë me dhunën barbare, me sjelljen e poshtër, me aktin antihuman të bërë?

Dhe kjo në mes të Evropës, jo në fise kanibale! Dhe na dërdëllin për Ballkan të hapur?

Cfarë urrejtje ndaj qytetarit të shtetit shqiptar!

Dhe ne si shtet nuk tërheqim në sekondë ambasadorin tonë derisa të ndëshkohet akti barbar me vendim gjykate, deri sa t’i kërkohet përunjësisht falje qytetarit shqiptar nga shteti fqinj, derisa të dëmshpërblehet financiarisht dhe moralisht ai sa frëngu pulën? Derisa të jepen sigurira se asnjë qytetar shqiptar nuk do të trajtohet si qen rrugësh!

A jeni në detyrë apo flini? Po sikur të kishte qenë vëllai juaj, burri, kunati juaj? Në sy të familjes të dhunohet ashtu duke i shqyer nofullën, tërhequr zvarrë?

Në çfarë shekulli jetojmë?

Dhe nuk kemi nota qeveritare? Nuk kemi reagim zyrtar? Lëmë qytetarin vetëm në duar dhunuesish?

Nuk e thërret ministria e jashtme ambasadorin e vendit fqinj për të protestuar ashpër?

Braktisim kështu bishtndërshalë njërin nga ne!

Cila grua, vajzë, shqiptare do të guxonte të kalonte? Cili prind do ta lejonte fëmijën e vet të kalonte? Cfarë sigurie kemi? Kush na mbron?

Ku është ,konsullata e Shqipërisë në Mal të Zi? Ka notë? Ka reagim publik? Ka protestë publike?

Cfarë bëjnë? Apo për vete udhëtojnë me pasaporta diplomatike dhe nuk e rruajnë fare se një burri shqiptar i marrin erzin, e dhunojnë poshtërsisht !

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY