Gjykata e Lartë shfajëson ‘Hakmarrjen për Drejtësi’, reagon PD: Ditë e zezë,...

Gjykata e Lartë shfajëson ‘Hakmarrjen për Drejtësi’, reagon PD: Ditë e zezë, 17 akte të rënda, vrasje politike, akte terroriste në 92-96 e më vonë

44
0
Shares

Shfajësimi i Hakmarrjes për Drejtësi duhet të shndërrohet në drejtësi që merr hak për të gjithë ata Pushteti dhe Drejtësia e re i hedh në gojë të ujqërve të krimit

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA FLORIANA GARO

Hakmarrja për Drejtësi, grupi që ka në repertorin e tij nga aktet terroriste te krimet kundër individëve dhe atentatet me agjende politike, është shfajësuar nga Gjykata e Lartë.
Ky është një zhvillim ogurkeq, që hedh dritë mbi reformën në drejtësi dhe integritetin e saj, por më shumë dhe më dhimbshëm se kaq, mbi sigurinë publike, rendin kushtetues dhe garancinë e jetës dhe biznesit.

Pa harruar më të rëndësishmen: inkriminimin e politikës, shuarjen e asaj vije të hollë që ndan krimin nga politika, mungesa e së cilës ka prodhuar ato vende që njihen si ‘republika bananesh’ apo oligarki politike alla-Putin.
Hakmarrja për Drejtësi ka qenë kundërshtar i rreptë i shtetit sa herë në Shqipëri ka pasur një të tille, dhe mik i pushtetit sa herë ky ka kapur shtetin, siç ndodh në erën që mban erë të Edi Ramës.

Për publikun, një apel: mos u gënjeni se krimi i organizuar, meqë ka veshur kostum të shtrenjtë, nuk kthehet te rrugët e vjetra të terrorit!
Siç thotë populli: ujku ndërron qimen, por nuk e harron zakonin!

Edi Rama ka shfajësuar 10 anëtarë të bandës më të rrezikshme terroriste në historinë e vendit “Hakmarrja për Drejtësi”, e cila ka mbi shpinë 17 akuza të renda.
Kjo organizatë kriminale, më e madhja në vend në vitet 1992-1996, është përgjegjësi për një sërë veprash kriminale për të cilat u dhanë edhe dënime të përjetshme.
Ndër to numërohen vrasje, grabitje me armë me pasojë vdekjen e njerëzve të pafajshëm, plagosjen, grabitjen e fëmijëve, pengmarrje, gjobëvënie, vendosje eksplozivi, vrasje të efektivit të policisë, etj.

Ne duhet të alarmohemi nga ky shfajësim i terrorit, të jemi në këmbë, në parlament dhe në sheshe, demokratë, socialistë e të paparti.
Nesër para parlamentit dhe me 3 mars para kryeministrisë, t’i tregojmë shtetit të kapur se pushteti dhe Shqipëria janë të shqiptarëve.
Edi Rama dhe Rilindja nuk mund të shfajësojnë terrorin dhe të terrorizojnë qytetaret, pa u hyre gjemb në këmbë.

Shfajësimi i Hakmarrjes për Drejtësi duhet të shndërrohet në Drejtësi që merr hak për të gjithë ata që, si Pushteti, si Drejtësia e re, i hedh në gojë të ujqërve të krimit.

ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY