Mirë që bënte euro fallco, por reklamonte dhe i shiste përmes internetit

Mirë që bënte euro fallco, por reklamonte dhe i shiste përmes internetit

143
0
Shares

Reklamonte dhe shiste online, kartëmonedha euro të falsifikuara, vihet në pranga 20-vjeçari.

Sekuestrohen 1250 euro të falsifikuara.

Si rezultat i u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. B., 20 vjeç, banues në Vlorë.

20-vjeçari është kapur në flagrancë në momentin që do të dërgonte me postë, një pako, brenda së cilës u gjetën 300 euro të falsifikuara. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi B. B., pasi siguronte kartëmonedha euro të falsifikuara, i reklamonte dhe i shiste ato, në rrjetet sociale.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, 950 euro të falsifikuara, të cilat u sekuestruan nga Policia, së bashku me shumën e eurove që u gjet në pako. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY