Banka e Shqipërisë skeptike për rritjen, me 2016 vetëm 3%

Banka e Shqipërisë skeptike për rritjen, me 2016 vetëm 3%

324
0
Shares

Në foto, grafiku i rritjes ekonomike ne vite dhe parashikimet e institucioneve te ndryshme per vitin 2016

Parashikimin më të ulët për rritjen ekonomike e ka bërë Banka e Shqipërisë me vetëm 3 %, teksa Qeveria, Banka Botërore dhe FMN presin që rritje të jetë 3.4 për qind, ndërsa BERZH 3.3. Mesatarja e të gjitha parashikimeve jep një rezultat të pritshmërive për rritjen në nivelin 3.3 për qind.

Por duket se ecuria e deritanishme e ekonomisë i jep të drejtë Bankës së Shqipërisë, sipas monitor.al.

Qeveria ka miratuar tashmë uljen e pritshmërive për rritjen ekonomike të këtij viti me rreth 20 miliardë lekë më pak.

Në aktin normativ për ndryshimet në buxhetin 2016 parashikohet që PBB-ja të rritet këtë vit me 1,51 trilionë lekë, ndërsa në buxhetin e fillimvitit qeveria priste që PBB-ja e vendit të rritej me 1, 53 trilionë ose 20 miliardë lekë më shumë.

Në planifikimet e saj të fillimvitit, qeveria priste që ekonomia e vendit të zgjerohej me rreth 94.7 miliardë lekë.

Banka e Shqipërisë, në analizën më të fundit për zhvillimet ekonomike në vend, tha se informacioni i ri i disponuar dhe përditësimi i analizave, nuk kanë prodhuar ndryshime të ndjeshme në parashikimet afatmesme në lidhje me rritjen ekonomike të vendit.

Banka analizon se, ekonomia shqiptare pritet të kthehet në ekuilibër gjatë gjysmës së dytë të vitit 2017, çka do të krijojë më tej premisa për kthimin e inflacionit në objektiv në gjysmën e dytë të vitit 2018.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY