“3 muaj femijet me leuçemi pa ilaç”

“3 muaj femijet me leuçemi pa ilaç”

73
0
Shares

Prej të paktën 3 muajsh fëmijët e sëmurë me leucemi nuk marrin trajtim mjekësor, sepse mungon ilaci i tyre, tha sot deputetja e PD, Albana Vokshi.

Ky medikament, nuk ofrohet në spital, dhe është i papërballueshëm nga familjarët për ta marrë në farmaci, pasi një flaskon kushon qindra euro.

Ndërkohë që Edi Rama bën show me foto dite duke u perkujdesur per djalin e tij, ai nuk lëviz as gishtin për të marrë masa për këta dhjetra të mitur që rrezikojnë jetën.

Edi Rama është direkt përgjegjës për këtë dramë që po kalojnë fëmijët dhe të afërmit e tyre, sepse ilaçi aspraginaza mungon për shkak të politikave dhe prokurimeve që udhëheq ai përmes mashës Beqaj, tha Vokshi.

Sipas saj, Edi Rama nuk dështon në asnjë rast të sigurojë miliona euro për Vilmën e tij, për muratorin e Peruxhias, e për të tjerë klientë e donator. Por ai prej 3 muajsh, nuk siguron ilacin e domosdoshëm për jetën e dhjetra fëmijëve të sëmurë me leucemi. Ai nuk i ka më prioritet as pacientët, as familjarët e tyre.

Shëndetësia dhe Shqipëria do të jenë më mirë pa Edi Ramën, pwrfundoi Vokshi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY