Turqi, ende dëgjohen zëra poshtë rrënojave, tri motra presin të shpëtohen. Deri...

Turqi, ende dëgjohen zëra poshtë rrënojave, tri motra presin të shpëtohen. Deri tani 41100 viktima

37
0
Shares

Skuadrat e shpëtimit në jug të Turqisë thonë se vijojnë të dëgjojnë zëra nën rroja, më shumë se një javë nga tërmeti vdekjeprurës me magnitudë 7.8, duke mbajtur gjallë shpresat për të gjetur të tjerë të mbijetuar, raport CNN turk.

Ekipet e shpëtim kërkimit në rajonin e Kahramanmaras që po punojnë në dy zona të ndryshme, në përpjekje për të shpëtuar 3 motra, të cilat besohet se janë bllokuar nën rrënoja. Në të njëjtin rajon, ekipet e emergjencës shpëtuar një 35-vjeçare e cila qëndroi nën rrënoja për gati 205 orë.

2 vëllezër, 17-vjeçari Muhammed Enes Yeninar dhe 21-vjeçari Abdulbaki Yennir u nxorën po ashtu nga ndërtesat e shkatërruara këtë të martë. Më tej në lindje, në qytetin e Adiyaman, ekipet e shpëtimit nxorën të gjallë një 18-vjeçar dhe një burrë, ndërsa ekipi i shpëtim-kërkimit ukrainas shpëtuan një grua nga rrënojat në provincën jugore të Hatay.

8 ditë nga lëkundjet dhe pasgoditjet e fuqishme, më shumë se 41,200 janë konfirmuar të vdekur nëpër Turqi dhe Siri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY