Përmes aparaturave të posaçme, Policia Rrugore e Tiranës për herë të parë ka nisur kontrollet për gjendjen e gomave.
“Kemi pasur shumë raste që janë konstatuar mjetet në shkelje, sepse nuk ka qenë ky informacion më përpara. Thellësia e luleve të gomave për mjetet duhet të jetë 1,6 mm, për rimorkiot 1 mm dhe për motomjetet 0.5 mm”,thotë specialistja e qarkullimit rrugor Olta Lami, raporton tvklan.
Kontrolle të tilla po bëhen për të evituar aksidentet rrugore. Pas thuajse një jave që nga nisja e këtij aksioni, rezulton se gomat e mjeteve të mëdha janë më problematike.
Për këto shkelje parashikohen gjoba.
“Për evidentimin e çdo rasti ku nuk plotësohen kërkesat teknike dhe funksionale të gomave për qarkullim merret një masë administrative nga 5 mijë deri në 20 mijë lek”.
Kontrollet janë fokusuar fillimisht në segmentet interurbane të Tiranës. tvklan
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/