Rama pret në Tiranë Kryeministrin e Shtetit të Lirë të Bavarisë Markus...

Rama pret në Tiranë Kryeministrin e Shtetit të Lirë të Bavarisë Markus Söder, Bavaria e gatshme të presë punonjës nga Shqipëria, priten shkolla të përvojës gjermane në vend

43
0
Shares

Kryeministri Edi Rama priti sot Kryeministrin e Shtetit të Lirë të Bavarisë Markus Söder, i cili viziton për herë të parëShqipërinë, në përgjigje të ftesës së Kryeministrit Rama.

Kryeministri Rama dhe Kryeministri Soder zhvilluan një takim bilateral në Sallën e Hartave  në Kryeministri, gjatë të cilit, Kryeministri Rama e vlerësoi vizitën e Kryeministrit bavarez si një moment të rëndësishëm, në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bavarisë për thellimin e bashkëpunimit, përmes shfrytëzimit sa më të mirë të potencialeve që ekzistojnë mes vendeve, në fusha të ndryshme.

Homologët dakordësuan se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Bavarisë, kanë njohur zhvillime të rëndësishme gjatë këtyre 3 dekadave, si në planin politik, ekonomik, arsimor – kulturor, etj.

Kryeministri Rama i shprehu Kryeministrit bavarez Södermirënjohjen, në emër të qeverisë shqiptare për mbështetjen e vendosur që Bavaria dhe personalisht Kryeministri Söder si lider i CSU në Bavari, i kanë dhënë Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE, si në Bundestag, ashtu edhe në të shkuarën për shumë vite në koalicionin qeverisës.

Kryeministri Rama dhe Kryeministri bavarez Söder theksuan nëtakim, mbështetjen për Procesin e Berlinit dhe diskutuan mënyrat e një angazhimi më konkret në kuadër të këtij procesi, duke synuar një vëmendje më të madhe të investitorëve gjermanë në fushat me rëndësi strategjike të ekonomive të dy vendeve.

Kryeministri Rama konstatoi se ka një interesim gjithnjë e më të madh nga ana e kompanive bavareze për të investuar në Shqipëri, gjë të cilën e konfirmon edhe prania e përfaqësuesve të rëndësishëm të biznesit bavarez në përbërjen e delegacionit që shoqëron kryeministrin Söder.

Pas takimit, Kryeministri Rama dhe Kryeministri i Bavarisë firmosën një sërë marrëveshjesh të përbashkëta, qëllimi i së cilave është ngritja e mekanizmave të përshtatshme, të cilat do të identifikojnë dhe ndihmojnë në implementimin e projekteve konkrete në fusha të tilla si: energjia, infrastruktura, turizmi, tregtia, bujqësia, mjedisi, shëndetësia etj.

Deklarata e Kryeministrit bavarez:

Ekonomia dhe sipërmarrjet bavareze, sikundër biseduam dhe bashku me kryeministrin Rama, do hapë këtu një zyrëkontaktesh, e cila do funksionojë dyja drejtimet, ngaBavaria drejtim Shqipërisë por edhe anasjelltas. Kjo do sjellë dhe mbështetjen e investimeve nga Bavaria Shqipëri, po kështu mbështetje kualifikimeve fuqisë punëtore kualifikuar Shqipëri, por edhe anasjelltas

Askujt nuk do mund t’i ndalonim pikërisht për ata duan vijnë Bashkimin Europian, dhe është një ndër gjërat bukura Bashkimit Europian dhe ne na pëlqen shumti, është njerëzit nga Shqipëria mund vijnë dhe punojnëtek ne për profesione ndryshme.

Sigurisht ne duam ndihmojmë me masa mbështetëse përarsimin, por duhet jetë një situatë do sjellë dobi për dyja palët, mënyrë ngjashme sikundër edhe Rumani.Prej Rumanisë ne kemi student, cilët i kemi kualifikuar mjaftmirë Bavari dhe kanë sjellë përvojën e tyre Rumani. 

Unë theksoj gjithnjë e shumë një situatë përfitimi nga dyjapalët, ndaj mendoj e sotmja është një shans mjaft i mirë për dyja palët

Unë mendoj është një ditë dëshmon marrëdhëniet mjaft mira dhe lidhjet mjaft mira. Dëshirojmë vazhdojmë punojmë tej këtë drejtim edhe për shkak reminishencave historike mbështesin dhe ne si Bavarigëzohemi vijmë si partnerë këtu vendet e EuropësJuglindore, duke shpresuar Shqipëria gjejë sa shpejtrrugën e saj drejt Bashkimit Europian

Zoti Kryeministër, ju sot nuk keni ardhur si turist këtu siç erdhi dikur Franz Josef Strauss, por keni ardhur me interesa politikë apo ekonomikë. Ju folët për shpresa për të ardhmen, për ekonominë dhe gjithashtu bëtë dhe kërkesa konkrete. Cilat janë qëllimet tuaja ekonomike dhe politike? Bëhet fjalë për fuqi të kualifikuar besoj?

Kryeministri i Shtetit të Lirë të Bavarisë Markus Söder: Nuk ishte vizitë e papritur si ajo e Franz Josef Strauss. Ishte një vizitë e planifikuar kjo e imja. Ne përfaqësojmë të dy interesat nga njëra anë që të hapim dyert e ekonomisë bavareze për Shqipërinë dhe gjithashtu e anasjelltas, për të ofruar mundësi që të gëzojnë arsimimin tonë që të arsimohen dhe të formohen te ne dhe gjithashtu edhe për të krijuar lidhjet më të forta me qeverinë shqiptare. Nuk bëhet fjalë për zhvillime në një drejtim. Balancën si fjalë ne e përdorëm shpesh në vizitën tonë dhe ne shpresojmë që nga zhvillime të tilla të përfitojmë të dyja palët dhe Europa nuk është një zhvillim në një drejtim, por në dy drejtime sepse me anë të përvojës që mblidhet mund të kthehet sërish në vendlindje dhe anasjelltas. m.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY