Kreu i PD, Sali Berisha bëri një deklaratë për media pas seancës duke lajmëruar se protesta para Parlamentit do të shkallëzohet.
Në vijim ai reagoi sërish ndaj deklaratës së grave aocialiste. Ky reagim kolektiv i zonjave socialiste ishte si miza pas veshit. Atëherë unë do të hetoj edhe dhjetë herë më shumë, tha Berisha.
Prononcimi i Berishës:
Edi Rama i damkosur me skandalin McGonigal kishte bindur zonjat e PS-së në parlament se akuzat e mia dhe se skandali McGionigal nuk kishte në epiqendër Edi Ramën, por disa afera, aksesore në pabet dhe klubet e Tiranës.
Po kishte turp më të madh se sa të protestonin për deklarata unë i kam bërë në konferencë shtypi, takim me gazetarë dhe të shpreheshin sikur ishte secila prej tyre e akuzuar.
Unë ua thashë në parlament. Çdo të dhënë unë do të ua dorëzoj komisioneve hetimore parlamentar këtu e në SHBA.
Në natyrën time nuk keni parë kurrë të publikuar ndonjëherë në FB, asnjë video apo foto të karakterit erotik sepse unë nuk merrem me to. Në këtë rast, fakti që reaguan kaq fuqishëm këto zonja, më bën mua të hetoj edhe tre herë më shumë në çdo drejtim.
Tani ky reagim kolektiv i zonjave socialiste ishte miza pas veshit. Atëherë unë do të hetoj edhe dhjetë herë më shumë për ti shkuar deri në fund edhe kësaj piste, krejtësisht tretësore.
Problemi kryesor, ‘Rama-McGonigal gate’ është Edi Rama, nuk janë aksesorët, ngjarjet terciare në pabet e Tiranës. Populli do të flasë.
Pyetje: Jeni i kënaqur me popullin?
Berisha: Jam i kënaqur dhe janë heronj të vërtetë. Janë të gatshëm të futen në sallë në momentin që do ta konsiderojnë oportune.
Pyetje: Futja në sallë a shkon me deklaratat tuaja paqësore?
Berisha: Edhe ajo paqësore është, paqësore. Ne jemi paqësor. Jo mund të futet dhe të rrijë aty në greve urie. Të gjitha janë paqësore.
Kjo që dëgjuam sonte, është për rekord Giunes. Si ka mudësi, ajo është zonjë, nënë, grua. Si ka mundësi që ajo të bëjë një deklaratë të tillë për mikun e Edi Ramës, që e korruptoi. Edi Rama kërkon të zhurmojë.
Pyetje: A mendoni se përdorimi i videove erotike mund ta kalojë nga një skandal politik në erotik.
Berisha: Kërkon Edi Rama, por kjo nuk do të ndodhë. Edi Rama kërkon ta paraqesë si një turist seksi në Shqipëri, por unë nuk e pranoj kurrë të tillë.
Pyetje: Çfarë ndodh nëse nuk e merrni vulën e PD?
Berisha: Vula e Partisë Demokratike është vetëm e Partisë Demokratike.
NJOFTIM PËR SHTYP
Berisha para protestuesve: Kryesore është lidhja e dy tradhtarëve McGonigal, tradhtar i kombit të madh amerikan dhe Edi Rama, tradhtar i kombit shqiptar.
Së pari, dua të ju falënderoj në mënyrën më të përzemërt, mirënjohje më të thellë.
Prania juaj këtu ka qenë një mbështetje e jashtëzakonshme, për ne, për demokratët shqiptarëe kudo që ndodhen. Ne po mbrojmë një kauzë të drejtë.
Sot parlamenti shqiptar ju e patë vetë, u dominua totalisht nga fantazma e McGonigal të Edi Ramës. Ajo që Rama kishte planifikuar, kishte planifikuar në mënyrë që të shpëtonte vetë dhe disa deputete ishin ndjerë të lënduara se, pse unë kisha thënë ditën e premte pse ai kishte bërë orgjira me zyrtarë.
Por unë çfarë u thashë? Unë u thashë se, ato janë një realitet dhe sigurisht hetimit do ti jepen. Por ato janë terciare. Kryesore është lidhja e dy tradhtarëve McGonigal, tradhtar i kombit të madh amerikan dhe Edi Rama, tradhtar i kombit shqiptar.
Tani, çështja numër 1 e parlamentit padiskutim që është komisioni hetimor parlament për një problem që ka tronditur botën, Amerikën, Shqipërinë, NATO-n dhe mbarë botën e lirë.
Është në përcaktimin tonë, vendosmërinë tonë, që ky parlament ose do të ju japë zgjidhje këtyre problemeve ose nuk do të mund të trajtojë çështje tjetër.
Prania juaj këtu i detyroi të largohen nga parlamenti. Por herën tjetër, do të duhet tu marrin leje ju për tu larguar nga parlamenti. Ndaj ju them, më mirë zbatoni rregullat, ligjet, respektoni të drejtat e opozitës. Janë 750 mijë zgjedhës, të drejtat e të cilëve shtypen në parlament. Ne kurrë nuk do të tolerojmë këtë.
Rroftë revolucioni, rroftë opozita, rrofshi ju. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/