Shkon mbi 33 mijë numri i viktimave në Turqi e Siri, 113...

Shkon mbi 33 mijë numri i viktimave në Turqi e Siri, 113 ndërtues në pranga për ndërtimet me korrupsion

77
0
Shares

Pas 150 orësh nën rrënoja, mediat transmetuan se si nkë vajzë e vogël në Hatay e pa prap dritën e diellit, teksa u shpëtua nga forcat e kërkimit të cilat prej 7 ditësh po luftojnë me kohën për të nxjerrë të gjallë të gjithë të mbijetuarit e tërmetit shkatërrimtar, që goditi të hënën zonën kufitare mes Turqisë dhe Sirisë.

Pamjet e publikuara nga Ministria turke e Shëndetësisë të dielën tregojnë punëtorët e shpëtimit që mbanin vajzën me barelë nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura.

Një tjetër vajzë nxirret e gjallë pas 150 orë qëndrimi nën rrënojat në Gaziantep të Turqisë.

Edhe pse ditët po kalojnë, shpresat nuk janë shuar ende për gjetjen e të mbijetuarve, pasi më herët u shpëtuan dhe një tjetër foshnje dhe një 27 vjeçar.

Numri i viktimave ka kaluar shifrat e 33 mijë personave, nga të cilët rreth 30 mije janë në Turqi dhe mbi 3500 në Siri.

Një ekip i Organizatës Botërore të Shëndetësisë pasi inspektoi situatën në teren tha se numri i viktimave pritet të jetë shumë më i madh, ndërsa rreth 26 milionë njerëz janë prekur nga tërmeti i së hënës së shkuar në të dyja vendet.

OBSH tha gjithashtu se kërkohen rreth 43 milionë dollarë amerikanë për të përballuar nevojat shëndetësore të të mbijetuarve.

Krahas punës për shpëtimin e jetëve, autoritetet turke kanë nisur tashmë hetimet për këdo që dyshohet se është përgjegjës për shembjen e ndërtesave dhe kanë urdhëruar ndalimin e 113 të dyshuarve, kryesisht ndërtues dhe kontraktorë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY