Berisha: Ne jemi Parti Demokratike, kjo forcë politike nuk merr pushtet me...

Berisha: Ne jemi Parti Demokratike, kjo forcë politike nuk merr pushtet me dhunë, por veç me votë

51
0
Shares

Ne jemi Parti Demokratike, kjo forcë politike nuk merr pushtet me dhunë, por veç me votë, deklaroi kreu i PD, Sali Berisha, gjatë një takimi me demokratët e Tiranës.

Deklarata:

Revolucion çfarë do të thotë? Do të thotë të jesh i zoti, i aftë, të reagosh, të ndërgjegjësosh dhe kapitalizosh pakënaqësinë. Ndaj dhe ne, misionar në çdo familje do të trokasim dhe me çdo zgjedhës do të bisedojmë. Protesta te parlamenti është protestë për ti dalë zot votës tuaj. Është protestë për të mbrojtur rendin kushtetues.

Unë kam besim të madh se, revolucioni ynë nuk do të njohë të ndalur. Asnjë ndikim të mos keni ju, nga ata të cilët unë e kuptoj, unë e kuptoj, kam mirëkuptim të plotë, se durimi i njerëzve ka arritur në kufijtë më të mëdha mosdurimi, por përsëri revolucioni ynë është paqësor, i mjeteve të mosbindjes civile, nuk është me armë.

Ne do të përmbysim këtë regjim, me mjetet të mosbindjes civile dhe në fund me votën e lirë. Ne nuk njohim formë tjetër pushteti. Ne jemi Parti Demokratike, cilido të lexojë parimet e saj. Kjo forcë politike nuk merr pushtet me dhunë, jashtë çdo lloj koncepti. Nuk është formë ekstremiste, e pushtetit me dhunë. Nuk është forcë staliniste, fashiste, është forcë demokratike. Por përdor të gjitha mjetet demokratike dhe të mos bindjes civile që qytetarët tanë të votojnë të lirë. Ky është zotimi i ynë, kjo është fitorja jonë dhe ne do të fitojmë.

Berisha: Ata që venë në dyshim sukseset e revolucionit paqësor demokratik, ose janë naivë, ose të etur për gjak

Ne bëmë një gjë të jashtëzakonshme, treguam se këtu ka një popull që nuk pajtohet kurrë me aktet kriminale të Edi Ramës dhe është i vendosur të arkivojë në banesën e tradhëtarëve, hajdutëve, këtë kriminel që firmos ‘bam, bam,bam, e fap, fap, fap’, për të mbushur xhepat dhe baulet e tij. Që rekruton kryezbuluesin e SHBA-së për të na luftuar ne, opozitën, sepse sipas tij, vendi nuk duhet të ketë opozitë.

Ndaj dhe secili nga ata që mori pjesë në protestë ka kryer, i ka bërë një shërbim të madh jo vetëm PD-së, por Shqipërisë dhe kombit. Ne thamë dje, se protesta ishte sipari i një revolucioni paqësor, i revolucionit tonë, revolucion demokratik, paqësor.

Ata të cilët para protestës u zhdukën si minjtë nga frika dhe tmerri, kur e panë që ne u shpërndamë të qetë, dhe panë njëri-tjetrin se nuk u ka ndodhur gjë, dolën nga ishin futur, dolën dhe filluan të thonë; ku është revolucioni, ja ku është qeveria.

Menduan se, në këtë mënyrë do të zhvlerësonim protestën tonë, përkundrazi treguan vetëm frikën dhe tmerret e tyre që u kalli protesta. Treguan tronditjet e mëdha që kanë pësuar, por nuk cenuan aspak suksesin e jashtëzakonshëm të saj.
Një revolucion paqësor është revolucion paqësor. Ata të cilët shprehin dyshime dhe mos besim në revolucionet paqësore dhe demokratike, nëse e bëjnë nga padia u them të lexojnë. Me revolucion paqësor demokratik, jo në një ditë, as në 5, as në 10, as në një muaj, as në tre muaj, ne përmbysëm diktaturën komuniste në Shqipëri me votën e lirë.

Me revolucion paqësor demokratik, Mahtma Gandi përmbysi sistemin kolonial në Indi.
Me revolucion paqësor demokratik u përmbysën shumica e klikave komuniste në vendet ish komuniste, përveç se në Rumani.

Ata që venë në dyshim sukseset e revolucionit paqësor demokratik, ose janë naivë, ose të etur për gjak. Ne nuk jemi as naivë, as të etur për gjak. Kemi bërë një revolucion ndaj regjimit më stalinist të Europës, kemi shmangur gjakderdhjen, kemi firmosur fitoren. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY