Rrahje mes ‘Shkumbinit’ dhe ‘Delvinës’ në Peqin

Rrahje mes ‘Shkumbinit’ dhe ‘Delvinës’ në Peqin

60
0
Shares

Rrahje me trainerëve në ndeshjen ndërmjet ekipeve K. F. Shkumbini dhe K. F. Delvina, e cila filloi në orën 13:00, në stadiumin e qytetit të Peqinit.

Gjatë zhvillimit të ndeshjes, në momentin kur ekipi i Delvinës shënoi gol, stafi i ekipit të Shkumbinit është konfliktuar me stafin e ekipit të Delvinës dhe për këtë arsye arbitri kryesor ka ndërprerë ndeshjen.

Menjëherë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, që ndodheshin në sigurimin e perimetrit të jashtëm të stadiumit, kanë ndërhyrë në stadium duke parandaluar përshkallzimin e konfliktit dhe kanë bërë sigurimin e të dy ekipeve, K.F. Delvina dhe K.F. Shkumbini.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin proceduan penalisht për veprën penale ” Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasit F. H., 52 vjeç, banues në Peqin, me detyrë shefi i klubit të futbollit të K. F. Shkumbini dhe shtetasin A. G. 66 vjeç, banues në Delvinë, me detyrë, trajnier i klubit të futbollit të K. F., Delvina.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë, pas vendimit të arbitrit për mos rifillimin e ndeshjes, kanë bërë shoqërimin deri në dalje të territorit të qarkut Elbasan, të lojtarëve dhe të stafit të ekipit të Delvinës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY