Berisha tek Kuvendi: Po nuk bëmë revolucionin bustin e De Radës do...

Berisha tek Kuvendi: Po nuk bëmë revolucionin bustin e De Radës do e zëvëndësojnë me Skënder Gjinushin

35
0
Shares

Protesta e opozitës nuk ka mbaruar tek kryeministria. Ajo ka vijuar më pas në disa institucione si Kuvendi, ministroa e Brendshme, Bashkia dhe PS.

Me në krye kreun e PD-së, Sali Berisha, qytetarët kanë marshuar drejt Kuvendit.

Gjatë rrugës Berisha u ndal te busti i Jeronin de Radës, nga ku dha edhe një mesazh.

“Këtu po s’vazhdoi revolucioni ynë, në vend të De Radës do të vendoset busti i Skënder Gjinushit. Tani radhën e ka revolucioni. Gjatë ditës së sotme do të bëjmë një marshim afër institucioneve të inkriminuara”, tha Berisha teksa u ndal para Kuvendit.

“Marshimi i demokratëve më tej te ministria e Brendshme ku kreu i PD-së, Sali Berisha, ka dhënë një mesazh për ministrin Bledi Çuçi duke i kërkuar atij që të japë dorëheqjen bashkë me Edi Ramën.

Erdhëm këtu për t’i dhënë një mesazh ministrit të familjes Çuçi, i cili është një anëtar familjar i organizatës kriminale të Edi Ramës, se ai duhet të japë urgjentisht bashkë me Edi Ramën dorëheqjen.

Ky marshim pranë shtyllave kryesore është paqësor sot, por ky ka objektivat e veta taktike dhe strategjike. Këto do t’i mësoni në ditët në vazhdim.

Sot kaluam para parlamentit, ditën e hënë revolucioni është para parlamentit”, deklaroi Berisha.

Udhëtimi vazhdoi te dera e Bashkisë teksa u kërkoi qytetarëve ta heqin sa më shpejt ate nga zyra, duke e konsideruar si personin më të korruptuar. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY