Berisha mban fjalën: Rama jep dorëheqje, largohu!

Berisha mban fjalën: Rama jep dorëheqje, largohu!

35
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha citon Orwell në protestën e sotme të opozitës: Është akt revolucionar të thuash të vërtetën në kohë gënjeshtre, tha ai.

Pjesë nga fjala:

Të nderuar të pranishëm në këtë cunam popullor të revolucionit demokratik.
Shqiptarë dhe shqiptare, kudo që jeni, që keni pritur me padurim këtë ditë, ditën e madhe të siparit të revolucionit demokratik, të përmbysjes së monizmit të dytë në Shqipëri.
Një përshëndetje vëllazërore kudo që ndodheni!
Miqtë e mi, do e nis fjalën time me një shprehje të të famshmit, Xhorxh Oruell, i cili shkruan se është akt revolucionar të thuash të vërtetën në kohë gënjeshtre.
Ndaj dhe sot, ditën e siparit të revolucionit tonë demokratik, për përmbysjen e monizmit dhe fitores së demokracisë, do themi të vërtetat tona.
Qëllimi më themelor i këtij revolucioni që nis sot është të mbrojmë të vërtetat, por edhe të bëjmë çdo sakrificë që ato të triumfojnë.
Rroftë fitorja!

Berisha: Sot mediat e gjithë botës po flasin të vërtetën që shprehu opozita dy muaj më parë në protestë

Në protestën e fundit, opozita pro-perëndimore e Shqipërisë, u tregoi të vërtetën liderëve europianë se Edi Rama është kryeministri më i korruptuar në Europë, se është kreu i narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë.
Të gjithë e mbani mend baltën që hodhi Rama mbi opozitën për ta heshtur atë, të gjithë i mbani mend masat që i mori kundër popullit opozitar për të mos protestuar atë ditë. Të gjithë e mbani mend atentatin që organizoi me një mjeran të paguar, por ai mori turpin botëror. Zëri ynë ushtoi në gjithë botën.
E vërteta kurrë nuk mbulohet dot. E vërteta triumfon gjithmonë, ashtu si rrezja e diellit që shpërndan terrin, e vërteta jonë bëhet gjithmonë e më ndriçuese, në Shqipëri, por edhe te miqtë tanë në botë.
Sot mediat e gjithë botës po flasin të vërtetën që shprehu opozita dy muaj më parë në atë protestë. Sot mediat botërore mbajnë në faqen e parë skandalin, Uotergejtin e shekullit të 21-të
Në këtë skandal, Edi Rama është i vetmi kryemnistër që përmendet 14 herë që korruptoi dhe përdori si vrasës me pagesë kundër opozitës perëndimore të Shqipërisë, njërin nga zbuluesit më të fuqishëm të planetit.
A ka atentat më të rëndë ndaj demokracisë së një vendi se ky?
A ka turp më të madh për Shqipërinë se sa ky akt?
Dikur Shqipëria bënte lajmin e botës për pritjen madhështore për presidentin e SHBA, sot Shqipëria përbën lajmin e botës se kreu i narkoshtetit, sikur të ishte Lukashenko i Bjellorusisë, korrupton shefin e kundërinteligjencës së FBI, partnerit tonë më strategjik, udhëheqësit të Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Dikur Shqipëria bënte lajm për hyrjen në NATO, sot bën lajm se kryeministri i saj barazohet me një oligark rus, mik të Putinit, strofull të shërbimeve kriminele ruse.
Kombi nuk ka pasur një faqezi të dytë si ti. Jep dorëheqjen, largohu!

Berisha: Pas këtij akti të pabesë ndaj aleatit të madh të kombit shqiptar, SHBA, Edi Rama nuk është më legjitim

Pas këtij akti të pabesë ndaj aleatit të madh të kombit shqiptar, SHBA, Edi Rama nuk është më legjitim.
Edi Rama, këtë ndërtesë e ke blinduar, në Surrel ke fituar tanket dhe autoblindat e ushtrisë.
Tani po të them që ato tanke, largoji nga Surreli, gjysmën çoji në Ukrainë, po nuk të lë Putini dhe Vuçiçi, sepse idealet tona, idealet e këtij revolucioni shpojnë çdo blind, asgjësojnë çdo tank.
Mjerë ti!
Shqipëria shihet sot në mbarë botën si strofull e rrezikshme e korrupsionit, e krimit dhe drogës, vendi i një kryeministri që sikur të ishte aleat i Putinit, i korrupton zbuluesit më të rëndësishëm partnerit tonë kryesor.
Me këtë akt, duke korruptuar një nga njerëzit më të çmuar në fushën e sigurisë të vendit që ka bërë më shumë se çdo tjetër për lirinë e shqiptarëve, ti Edi Rama ka kryer një akt armiqësor, për të cilin Putini është gati të të varë në qafë dekoratën më të lartë. a.b

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY