Kreu i FRPD-së, Besart Xhaferri deklaroi pak minuta para protestës se të rinjtë janë gati dhe të përgatitur për çdo lloj skenari.
“Rinia do të dërgojë mesazhet e saj për skandalin McGonigal. Ne na është djegur një brez i tërë. E vetmja mënyrë për t’i rikthyer në Shqipëri është një revolucion demokratik për të përmbysur një regjim që kundërmon erë.
Të rinjtë e PD-së janë më aktivët në politikë në zgjedhje, dhe në çdo proces. Mund të ketë 1001 arsye për të protestuar, por arsyeja kryesore është se ata janë pronarë të një aseti që nuk e ka askush, të ardhmen. Ne duhet të ngrihemi në ballë të çdo lloj proteste në mënyrë që skenarët nga disa të korruptuar të mos realizohen.
Ne do të fillojmë një marshim, jemi gati te 500 të rinj, jemi gati për çdo lloj skenari që do të ndodhë në vazhdim”, tha Xhaferri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/