Gjykata e Strasburgut merr në dorë çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar

Gjykata e Strasburgut merr në dorë çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar

72
0
Shares

Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka pranuar kërkesën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe ka kaluar për gjykim çështjen e mosekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që lidhet me Teatrin Kombëtar.

Deklarata e kryetares së Komisionit të Apelimit, Adriana Kalaja

Ndërkohë që protesta më unike në 110 vjet shtet shqiptar ka hyrë në vitin e 6-të, një lajm i mirë vjen nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Ndryshe nga Gjykata jonë Kushtetuese, që nuk pati kurajon të mbrojë vendimin e saj, Gjykata e Strasburgut ka pranuar kërkesën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe ka kaluar për gjykim çështjen e mosekzekutimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese që lidhet me Teatrin Kombëtar.

Ky vendim shënon kulmin e betejës ligjore lidhur me Teatrin Kombëtar.

Asnjëherë nuk e kemi dëshiruar që drejtësia për Teatrin Kombëtar të vihet jashtë kufijve të Shqipërisë, dhe kjo gjë ndodh jo për dëshirën tonë por për faktin se “drejtësia e re” është më e vjetër se e vjetra.

Aleanca e falenderon me mirënjohje Gjykatën e Starsburgut dhe u bën thirrje Ramës e Veliajt, dhe të gjithë atyre që bëjnë shkelje dhe falen nga gjykatat tona që do të përfundojnë në gjykatat europiane.

Beteja jonë për Teatrin dhe trashëgiminë vazhdon. Vendimi i Strasburgut është vetëm një shenjë se jemi në rrugën e drejtë dhe në anën e duhur të historisë.

Ka shumë arsye për të protestuar kundër Ramës, Veliajt dhe drejtësisë së tyre. Teatri është vetëm njëra prej tyre. Bashkoju nesër protestës mbarëkombëtare në ora 12 para Kryeministrisë.

Faktet dolën – dorëheqja është detyrim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY