Ardit Gjoklaj, 17-vjeçari i cili dyshohet se u aksidentuar për vdekje nga një mjet tip “Eskavator me kova”, ka qëndruar në mbeturinat e Sharrës mbi 10 orë. Këtë fakt tronditës e bëjnë të ditur familjarët e adoleshentit, të cilët nuk e fshehin dhimbjen për fshehjen e krimit dhe lënien e trupit për orë të tëra në landfill.“U masakrua atje nga eskavatoristi, atë e kanë lënë 10 orë pa treguar hiç, kanë dashur ta zhdukin fare sipas atyre. Kemi njoftuar policinë. Të shtunën në darkë ka ikur turn i tretë, të dielën në mëngjes s’ka dalë hiç dhe nuk ka ardhur në shtëpi. Kemi dalë dhe kemi kërkuar gjithë ditën deri në orën 12:00, kemi njoftuar policinë. Pas orës 3 e kanë gjetur në mbeturina të fshehur”, është shprehur xhaxhai i 17 vjecarit.
Pavarësisht sesi ka ndodhur krimi, i afërmi i Arditit rrëfen se shokët dhe punëtorët e kanë lënë në mes të mbeturinave, po lajmëruar askënd. Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje, policia arrestoi 4 persona, mes tyre drejtuesin e eskavatorit, ndërsa shpalli në kërkim administrator i firmës “3 K SH.P.K”. “Më datë 07.08.2016, ora 23:00, u arrestuan në flagrancë shtetasit: Besnik Braha, 53 vjeç, banues në Tiranë, me detyre përgjegjës firme; Edmond Kollari, 40 vjeç, banues në Tiranë, drejtues eskavatori. Dëfrim Hakrama, 44 vjeç banues në Tiranë, përgjegjes turni. Bujar Daja, 45 vjeç, banues në Kavajë, përgjegjës i punonjësve”, thuhet ne njoftimin e policies.
Viktima Ardit Gjoklaj 17 vjeç punonjës i landfillit u gjet i masakruar mediten e së djelës, 7 gusht 2016 në Sharrë. Nga verifikimet paraprake rezulton se 17 vjeçari , banues në Kombinat, ishte punonjës sezonal në Landfillid, i pa regjistruar tek firma “3K SH.P.K” dhe dyshohet se është aksidentuar për vdekje nga një mjet tip “Eskavator me kova”, gjatë punës në Landfilld. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkelje te rregullave te mbrojtjes ne punë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/