U kap me 400 litra naftë kontrabandë në Tropojë, po të ishte...

U kap me 400 litra naftë kontrabandë në Tropojë, po të ishte në Durrës mund të kalonte edhe 400 ton

53
0
Shares

Tentoi të kalonte në territorin e vendit tonë, qindra litra naftë të kontrabanduar, kapet në flagrancë dhe arrestohet 30-vjeçari.

Sekuestrohen 400 litra naftë e kontrabanduar dhe automjeti me të cilin transportohej kjo sasi.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Morinës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë, bazuar në analizën e riskut dhe në vijim të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin:

– J. N., 30 vjeç, banues në fshatin Çorraj, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, automjetin që drejtohej nga 30-vjeçari, ku kanë gjetur 400 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin transportohej.

Po të krahasohet me naftën e padeklaruar që hyn në Durrës kjo shifër ngjan qesharake. Ndërkaq në Durrës nuk ka as penalitete. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY