A do japë dorëheqje Berisha nëse humb zgjedhjet lokale, përgjigja e kreut...

A do japë dorëheqje Berisha nëse humb zgjedhjet lokale, përgjigja e kreut të PD

39
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në emisionin Now në Euronews Albania se rregulli i statutit të partisë se kryetari largohet nëse nuk fiton zgjedhjet, nuk vepron në zgjedhjet lokale.

Kjo, sipas tij pasi në zgjedhjet lokale pjesëmarrja është më e vogël se në ato për pushtetin qendror.

Në rregullat e partisë asnjë lider nuk jep dorëheqjen për zgjedhjet lokale. Nuk janë zgjedhjet lokale testi i liderit, por unë kam vënë standardin. Në rast se ka humbje në zgjedhjet e përgjithshme dhe ka humbje në çdo rrethanë; mirupafshim. Dhe unë do ta mund Ramën në zgjedhjet e përgjithshme”, tha Berisha.

Më 11 shkurt, Sali Berisha ka thirrur protestën e katërt kombëtare që pasi u rikthye në drejtimin e Partisë Demokratike.

Thirrja e protestës u paralajmërua nga Berisha pak ditë më parë dhe ndërmerret si reagim ndaj çështjes së ish-agjentit të FBI, Charls Mcgonigal, ku në dosjen hetimore përmendet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. euronews.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY