Berisha: Erion Veliaj paratë që u vjedh qytetarëve me plehrat, i çon...

Berisha: Erion Veliaj paratë që u vjedh qytetarëve me plehrat, i çon në Iran

69
0
Shares

“Erion Veliaj paratë që u vjedh qytetarëve me plehrat, i çon në Iran”, tha këtë mbrëmje kryetari i PD, Sali Berisha në një takim me demokratë të Tiranës.

Sali Berisha: Shikoni çfarë ndodh. Sharra është ndërmarrja e tyre, 100% e Erion Veliajt dhe Edi Ramës. Kontrata thotë se plehrat do të depozitohen me 11 euro për ton, do të paguani ju, qytetarët për ti depozituar. Ai që nuk ka emër që s’meriton, një hajdut i neveritshëm, i pafytyrë, i pa turp, më falni për shprehjen, kalon rrugicave dhe u merr tek ndërmarrja e tij u merr 29 euro, që sipas kontratës u merren nëse digjen.

Nuk digjet asnjë ton, depozitohen si 25 vite më parë dhe u taton ju, 29 euro. A lejohet ky njeri të qarkullojë nëpër Tiranë. A nuk është një hajdut i secili prej jush. A nuk është një hajdut i cili vjedh familjet në Tiranë. A nuk duhet gjuajtur me vezë, domate, kudo që kalon. Çfarë është ky, më thoni, çfarë na bëjnë këta ne.

Kur vjen një hajdut në oborr dhe merr diçka, ikën me vrap, kurse ky kalon si hije me 30 policë rresht, kudo që të jetë, ky duhet gjuajtur vezë dhe domate. Këtij i duhet treguar vendi, nuk ka turp dhe cipë.

Ku i çon paratë, i çon në Iran. Ta dini nga unë ju, i çon në Iran, të dalë të thotë jo.
Ai holandezi që kanë gjetur në Holandë, ai ortak kryesor në këtë ndërmarrje ka një italian i cili është i lidhur këmbë e krye me ndërmarrjen shtetërore të Iranit. Kjo është historia. Kur flitet për Iranin ai nuk e çel gojën.

Edi Rama, Erion Veliaj, Belinda Balluku, të gjithë janë të lidhur në krim.
A kemi ne të ardhme në këtë mënyrë, nuk kemi ne të ardhme me këta. Sa të na rrëmbejnë të ardhmen tonë, le ti lëmë në të shkuarën e tyre. Sa ta kthejnë Shqipërinë në një vend të mallkuar, le ti mallkojë Shqipëria këta. Nuk kemi ne të ardhme kështu. r.p

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY