Dekonspirimi i Aktiv1stit me emra gjyqtarësh e policësh, reagon i alarmuar Edi...

Dekonspirimi i Aktiv1stit me emra gjyqtarësh e policësh, reagon i alarmuar Edi Rama

66
0
Shares

Kryeministri Edo Rama reagoi sot pas daljes së listave të përdoruesve të aplikacionit zgjedhor Aktiv1sti mes të cilëve edhe shumë drejtues të institucioneve të drejtësisë.

”PartiaSocialiste do të ndjekë në rrugë ligjore nxjerrjen, manipulimin dhe fabrikimin e të dhënave të rrjetit social të aktivistëve të saj, i cili është lehtësisht i verifikueshëm si një mekanizëm komunikimi i brendshëm mbi bazën e vullnetarizmit të çdo përdoruesi. Çdo përpjekje e dëshpëruar propagandistike për të hedhur edhe më shumë baltë mbi PS thjesht na rrit dëshirën dhe na forcon vullnetin tonë në rrugën e një fitoreje tjetër kuptimplotë, më 14 maj, kur falë edhe rrjetit tonë social të aktivistëve, PartiaSocialiste do të jetë shumë hapa përpara kundërshtarëve të çoroditur e të dëshpëruar”, shkruan në rrjete sociale Edi Rama.

Ndërsa Sekretari Digjital i PS Etjen Xhafaj tha se aplikacionin mund ta përdorë kishdo dhe se nuk ka manipulim të administratës publike. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY