Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Luçiano Boçi, tha sot në Kuvend se përjashtimi i tetë kolegëve të PD-së që bllokuan seancën e fundit parlamentare për të kërkuar fjalën, është një gjyq politik me urdhër politik nga kryeministri Edi Rama.
“Ne kemi kërkuar që ky “gjyq politik” për përjashtimin e tetë deputetëve të PD të zhvillohet i hapur ndaj mediave me qëllim që opinioni publik, zgjedhësit, të dëgjojnë deputetë, argumentet e tyre, për një kërkesë absurde të disa deputetëve të PS, me urdhër politik, në vazhdën e synimeve dhe qëllimeve të Edi Ramës për t’i mbyllur gojën opozitës, në atë përpjekjen që është shfaqur tashmë, të tijën, personale dhe politike për eliminimin e opozitës, të pluralizmit, të flasë së lirë”, deklaroi Boçi
Ndërkaq deputetja Albana Vokshi tha se kjo ngjarje është e paprecedentë dhe se nuk ka ndodhur në asnjë parlament të botës të përjashtohen 13 deputetë në një javë.
“Kam të drejtën time unë, do flas për të gjithë qytetarët. E kuptoj që jeni në siklet. Ky gjyqi që po bëni ju është thjesht një gjyq politik që edhe sigurimi i shtetit do ua kishte zili. Është e paprecedentë që doni përjashtimin e 8 deputetëvë. Nuk është dëgjuar në asnjë parlamet të botës të përjashtohen 13 deputetë në një javë. A ju vjen zor që ndiqni urdhërat e Edi Ramës. Unë do kisha refuzuar që të vija në këtë gjyq politik. Po kërkoni të dënoni opozitën se ka kërkuar fjalën e lirë.
Kryeministri duhet të ishte dorëhequr që ditën e parë. Ca po bëni juve sot, kërkoni të na ktheni në monizëm . Edhe Enverri do ua kishte zili. Ku jemi këtu me dyer të mbylluara. Pse do na dënoni, internoni. Vetëm pushkatimi ka mbetur. Për ca po na dënoni se kërkojmë të flasim. Kjo mbledhje është nul. Nuk duhet ta kishit thirrur. Ju urdhëron edi Rama dhe vini këtu . Turp edhe për ju që edhe e organizoni”, deklaroi Vokshi.
Dot u mblodh Komisioni i Etikës, për përjashtimin e 8 deputëteve të PD për 10 ditë nga punimet e Kuvendit, pas seancës së kaluar.
Përjashtimi është kërkuar për; Luçiano Boçin, Albana Vokshin, Ervin Salianji, Ina Zhupën, Luan Baçin, Tritan Shehun, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati. a.b
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/