Zbulohen 17 vjeçarët grabitës dhe burri që bleu celular me euro fallco

Zbulohen 17 vjeçarët grabitës dhe burri që bleu celular me euro fallco

74
0
Shares

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, finalizuan operacionet policore të koduara “Last sale” dhe “Last exchange”.

Gjatë operacionit policor të koduar “Last sale”, u arrestua në flagrancë shtetasi F. Ç., 21 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi penal për 3 shtetas të mitur (17-vjeçarë), pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë me dhunë bylyzykun që mbante në dorë, një shtetasi të mitur. Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal edhe për shtetasen A. Xh., 47 vjeçe, pasi i ka blerë këtyre shtetasve byzylykun e vjedhur, me qëllim për ta shitur atë në argjendarinë e saj.

Gjatë operacionit policor të koduar “Last exchange”, u arrestua në flagrancë shtetasi B. M., 50 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ka vjedhur 1 laptop dhe sende të ndryshme, në një banesë, në rrugën “Milo Duci”. Gjithashtu, dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka blerë një shtetasi, një aparat celular me vlerë 900 euro, duke përdorur kartëmonedha të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. r.k

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY