Aplikacioni i PS, KQZ duhet të nisë procedurën e ndëshkimit për ata...

Aplikacioni i PS, KQZ duhet të nisë procedurën e ndëshkimit për ata zyrtarë publikë që u rreshtuan në aplikacion

73
0
Shares

Aplikacioni i PS “Aktiv1sti” ka dekonspiruar qindra zyrtarë të lartë publikë që kanë shkelur ligjin zgjedhor dhe statusin e administratës publike.

Në një dokument të publikuar me 266 faqe renditen mijëra emra, punonjës të administratës në vend.

Sipas listës të publikuar pjesë e aplikacionit janë gjyqtarë, prokurorë në rrethe, por edhe njerëz që përbëjnë SPAK-un. Pjesë e listës janë 40 prokurorë dhe 27 gjyqtarë të cilët kanë shkarkuar aplikacionin.

Uniformat blu nuk bëjnë përjashtim. Që nga kupola e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit deri tek efektivët e sapo vendosur në detyrë, të gjithë u japin ‘like’ dhe ‘share’ postimeve të qeverisë.

Bluzat e bardha, drejtorët e institucioneve më të rëndësishme në vend, janë bërë gjithashtu pjesë e këtij programi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY