PD ka njoftuar sot policinë e Tiranës në lidhje me protestën e opozitës që mbahet të shtunën.
Në letrën e firmosur nga Sekretari Organizativ Ervin Minarolli thuhet se opozita do të mbajë një protestë ku do kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama pasi ka vënë në rrezik pluralizmin, votën e lirë dhe demokracinë.
Protesta nis në orën 12.00 të së shtunës por nuk ka orë përfundimi ndërsa tribuna do të vendoset përpara kryeministrisë.
Sipas letrës dërguar në polici, PD paralajmëron që në protestë do marrin pjesë deri në 100 mijë qytetarë. m.k
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/