Ku është KQZ, Emirjana Sako mbledh me urgjencë Këshillin Bashkiak për fondet...

Ku është KQZ, Emirjana Sako mbledh me urgjencë Këshillin Bashkiak për fondet e tërmetit

45
0
Shares

4 vite pasi la në çadra qytetarët e Durrësit, Emirjana Sako në prag fushate mbledh me urgjencë Këshillin Bashkiak për fondet e tërmetit duke shkelur rëndë kodin zgjedhor, tha kryetari i PD në Durrës, Dritan Burgija.

Deklarata:

Kanë kaluar katër vjet nga tërmeti i nëntorit 2019 por qytetarët e Durrësit vazhdojnë të jetojnë në çadra apo jashtë shtëpive të tyre.

Është e qartë për këdo që Shqipëria tanimë nuk është në kushtet e gjendjes së fatkeqësisë natyrore të tërmetit por qytetarët e prekur nga kjo fatkeqësi ndodhen në gjendjen e fatkeqësisë së shkaktuar nga keqqeverisja dhe abuzimi me pushtetin dhe fondet publike.

Qytetarët durrsakë vazhdojnë të përplasen dyerve të bashkisë sepse u duhen përsëri për votimet e rradhës së kryebashkiakes.

Duke zvarritur procesin dhe fondet që i akordohen, kryebashkiakja e Durrësit pret zgjedhjet të miratoje grantet dhe listat e përfituesve duke zhvilluar mbledhje të Këshillit Bashkiak, të thirrura jashtë rradhe, në urgjencë, e duke shkelur Kodin Zgjedhor. Neni 91 paragrafi 4 ndalon shprehimisht ndarjen e fondeve publike në favor të zgjedhësve për një periudhe kohore prej 4 muaj para datës së zgjedhjeve.

Komisioni Shteteror i Zgjedhjeve e ka gjobitur dhe në zgjedhjet e kaluara Emirjana Sakon për shkelje te tilla.

Sigurisht që halli i Sakos është i madh dhe ndonëse është përsëritëse në shkelje, nuk ndalet të përdorë të njëjtat mënyra të cilat janë denoncuar nga PD, shoqëria civile dhe janë gdhendur në raportin e OSBE/ ODIHR.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY