Berisha: Të mërkurën në orën 10:00 qytetarët e Tiranës mblidhen tek parlamenti

Berisha: Të mërkurën në orën 10:00 qytetarët e Tiranës mblidhen tek parlamenti

40
0
Shares

Kreu i PD, Sali Berisha lajmëroi sot se të mërkurën në orën 10:00 qytetarët e Tiranës mblidhen tek parlamenti.

Berisha u bëri thirrje qytetarëve të shkojnë te Parlamenti ndërsa zhvilloi një takim me LDGSH.

“Data 11 është sipari i një revolucioni i cili ndalet vetëm me përmbysjen e Edi Ramës. Pasnesër në ora 10:00 se detyrat janë të shumta, opozita sakrificë është. Kjo është e vërteta. Nëse do të kishte një emër të dytë, opozitë-sakrificë do të thotë.

Pasnesër ne e kemi thirrur atë në parlament.

Ftoj qytetarët e Tiranës, ska nevojë nga rrethet që të vijnë aty rreth parlamentit, të jenë aty. Të thonë edhe ata zërin e tyre jashtë parlamentit. Nuk mund ti lihet parlamenti një krimineli si ai. A e vinit re ju, ai vinte në parlament dhe shante në mënyrë më të shpërfytyruar. Asgjë sepse e dinte që ishte më kriminel se çdo kriminel tjetër në këtë vend.

Ne do të flasim aty, ju do të flisni aty jashtë parlamenti. Parlamenti është i juaji, është i qytetarëve, është tempulli i demokracisë dhe ne nuk ja lëshojmë një grushti kriminelësh parlamentin”, tha ndër të tjera kreu i PD, Sali Berisha.

Të mërkurën ndërsa opozita pret të zhvillojë seancë pyetjesh me Edi Ramën në Parlament pritet që sërish Lindita Nikolla të përjashtojë 8 deputetë. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY