Kapen në Rinas mbi 20 mijë paund, brez për fshehjen e parave

Kapen në Rinas mbi 20 mijë paund, brez për fshehjen e parave

49
0
Shares

Goditen 2 raste të modeklarimit të të hollave, në hyrje dhe në dalje të Republikës së Shqipërisë përmes Rinasit.

Kishte fshehur në trup 21 790 paund, me qëllim që të mos i deklaronte, procedohet penalisht 33-vjeçari.

Procedohet penalisht dhe një shtetas malazez që nuk deklaroi 10 000 franga zvicerane dhe 800 euro.

Sekustrohen 21 790 paund, 10 000 franga dhe 800 euro.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në kuadër të planit operacional policor të koduar “Action”, pjesë e të cilët janë edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, FRONTEX dhe programi “EU4FOCAL”, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, kanë shtuar kontrollet për evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

Në hyrje të Republikës së Shqipërisë, u kalua në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasi V. K., 33 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një brez i improvizuar, në të cilën kishte fshehur 21 790 paund, me qëllim që të mos i deklaronte.

Gjitashtu, në dalje të Republikës së Shqipërisë, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasi malazez V. K., 47 vjeç, të cilit, në çantën e dorës, i janë gjetur 10 000 franga dhe 800 euro, të cilat nuk i kishte deklaruar sipas përcaktimeve ligjore. a.b

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY